Një rrjet mafioz me shqiptarë dhe gjerogjianë, ku spikatin mashturuesit, Albano Aliko dhe Amant Josifi, qëndron pas dyqaneve “KFC” në Shqipëri, të cilët kanë shitur produkte me mish pule të infektuar me salmonelë.
I njëjti grup qëndron edhe pas piramidës Gulf, që mbylli aktivitetin me falimentim të provokuar, duke zhvatur mbi 5 milionë euro, para të cilat dyshohet se janë investuar për zgjerimin e dyqaneve të KFC, investimin në pasuri të palujtshme dhe hapjen e një karteli kompanish.
Në skenë dalin ‘urithi’ i pastrimit të parave dhe koka e skemës së mashtrimit të Gulf me tollonat e naftës Albano Aliko, bosi i call centrave Amant Josifi, gjerogjani 39-vjeçar Revaz Saakadze, i skeduar për mashtrim me call centra dhe pastrim parash, dhe mafiozi Otari Katamadze, ortak i Albano Alikos dhe ‘ekspertja’ Shpresa Breçani, mbesa e Sali Berishës, dora e të cilës shfaqet pas skandaleve dhe dallavereve më të mëdha financiare në Shqipëri.
Grupi ‘merimangë’ ushtron prej vitesh në Tiranë aktivitetin kriminal në fushën e pastrimit të parave të pista, mashtrim me pasoja të rënda, call centra, akte kundër shëndetit të popullatës etj.

Dyqanet KFC u hapën në Tiranë për herë të parë në vitin 2015, përmes kompanisë Dadu, e cila për të humbur gjurmët dhe kamufluar lidhjet me mafien gjeorgjane të GULF, ndryshoi emrin në GLOBAL FAST FOOD ALBANIA.
Kompania është në pronësi të kompanisë TP INVESTMENTS LIMITED me kokën në offshore, në pronësi të mafies gjeorgjane dhe ruse.

Aktualisht, administrator i rrjetit të dyqaneve KFC është Agron Disha, ky që shihni në foto, një personazh i besuar i grupit shqiptaro-gjeorgjianë.

Agron Disha, përgjegjës për shitjen e mishit të pulës me salmonelë, menaxhon punët e pista të grupit mafioz.
Albano Aliko dhe Revaz Saakadze
Albano Aliko, pronar i një karteli kompanish me aktivitet të dyshimtë, kishte 40 % të aksioneve në kompaninë GLOBAL FAST FOOD ALBANIA, ndërsa 58 % të aksioneve i kishte kompania GLOBAL FAST FOOD ALBANIA LIMITED.

Otari Katamadze kishte 2 % të aksioneve. Po në vitin 2015, GLOBAL FAST FOOD ALBANIA LIMITED bëhet pronare me 100 % të aksioneve e kompanisë GLOBAL FAST FOOD ALBANIA.

Në gusht të vitit 2019 del në skenë 39-vjeçari Revaz Saakadze, përfaqësues i mafies gjerogjiane dhe ruse, i cili blen 100 % të aksioneve të KFC në Shqipëri, pra të kompanisë GLOBAL FAST FOOD ALBANIA.
Në janar 2021 largohet Revaz Saakadze dhe pronare e KFC bëhet kompania offshore GLOBAL FAST FOOD ALBANIA LIMITED, pas të cilës qëndron Otari Katamadze.
Albano Aliko, koka e mashtrimit të Gulf me tollonat e naftës
Në prill të vitit 2018, policia shpalli në kërkim menaxherin kryesor të kompanisë ‘Gulf’, Albano Alikon, si kokën e mashtrimit me shitjen e tollonave të naftës para mbylljes së pikave të karburantit.
Ai u vu në pranga në muajin shtator po të vitit 2018 dhe u lirua në mënyrë të fshehtë, vetëm pak ditë më vonë, duke blerë gjyqtarin.

Prokuroria dhe policia dyshonin se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania.
Nga kjo skemë janë përvetësuar mbi 1,5 milionë euro.“Gulf” iu blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin.
Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura ishte 1.6 milionë euro.
Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u mbetën në dorë tollonët pa vlerë, ishte 1.5 milionë euro.
Në vitin 2020, Prokuroria mori të pandehur Albano Alikon për akuzën e “Mashtrimit” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
Aliko jo vetëm ia hodhi burgut, por paratë e aktivitetit kriminal dyshohet se i ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe qarkulluar përmes një karteli kompanish.
Karteli i kompanive, në skenë Shpresa Breçani
Albano Aliko është aksioner në një kartel kompanish, me të cilat dyshohet se pastron paratë që janë produkt i skemave të mashtrimit. Aliko qëndron pas kompanive 3-A, B-3A & CO, B3A CONSTRUCTION, Ener AL, Euro Park, TAIWAN, VILOIL sha etj., me objekt karburante, restorante, ndërtim, parkime me pagesë etj., në ortakëri me biznesmenin Apostol Goçi, si dhe me ekspete kontabël Shpresa Breçanin, ‘merimangën’ e pastrimit të parave në Shqipëri.
Shumica e kompanive, pasi kanë kryer aktivitet të dyshimtë në fushën e pastrimit të parave, janë mbyllur, ndërsa letrat janë kopsitur nga ‘ekspertja’ Shpresa Breçani, mbesa e Sali Berishës.
Lidhja mes Gulf dhe KFC
Nuk ka shumë dyshime sa i takon lidhjes mes piramidës Gulf dhe KFC. Pas dy kompanive me natyrë kriminale qëndron i njëjti grup. Kanë ushtruar veprimtarinë në të njëjtin vend.
Menaxheri i Gulf-it Albano Aliko ishte nga ana tjetër aksioner me 40 % te KFC.

Madje kishin edhe të njëjtën adresë e-maili. Shoqëria “Sun Petroleum Albania” shpk (GULF), u krijua në 12 shtator 2013 nga ortaku i vetëm Dory Grossman (drejtor në shoqërinë Sun Petroleum Georgia”), dhe administratorë të saj Guram Gogeshbili dhe Ibrahim Aktoz.
Ortaku i vetëm në 10 shkurt 2014, pra vetëm pesë muaj më vonë, i shiti për 100.000 lekë pronësinë mbi kuotat shoqërisë “Universal Energy Group” LLC. Shoqëria në fjalë ishte shoqëri me seli në US Dalaware, me përfaqësues, shtetasin gjeorgjian David Oktrotsovidze.
Ortaku i vetëm i kësaj shoqërie është shtetasi Alexandre Gogokhia, i cili është i përfshirë në një skemë shoqërish offshore, të regjistruar në British Virginia Island, ku personazhe të tyre janë individë të mirënjohur si oligarkë rus/gjeorgjianë.
Skema e këtyre shoqërive u bë publike në kontekstin e të ashtëquajturës Panama Papers, lidhur me kompanitë dhe lidhjet e tyre, të regjistruara në parajsa fiskale (ishuj të Panamasë).
Pak ditë pasi shoqëria shqiptare vihet në zotërim 100% të shoqërisë “Universal Energy Group” LLC, largohet administratori turk, Ibrahim Aktoz, ish konsulli turk, në kërkim nga 2015. Ky i fundit ka qenë administrator më parë edhe në shoqëritë ALPET dhe VILOIL, me ortak/aksioner Albano Alikon.
Në 9 tetor 2015 largohet edhe administrator Guram Gogekshbili, për t’u zëvendësuar nga shtetas po gjeorgjian Ioseb Mgeladze, i cili rikonfirmon lidhjen e “Sun Petroleum Albania” shpk me shoqëritë offshore, si administrator i një prej shoqërive të përfshira në Panama Papers.
Mgeladze, gjithashtu emërohet administrator për periudhen gusht 2015 – qershor 2017 në shoqërinë “Global Fast Food”, të cilës do t’i rikthehemi në vijim. Në tetor 2016 largohet Mgeladze dhe emërohet gjeorgjiani i radhës, Kahber Ninua.
Veprimtaria e këtij tëi fundit në fushën e tregtisë së hidrokarbureve në Shqipëri fillon me herët: në janar 2015 Ninua themelon dhe zotëron 100% shoqërinë “Balkan Bio” shpk, me të njëjtën adresë të shoqërisë (RR. Lord Bajron, Laprakë), tek e cila do të emërohej administror pas pothuaj dy vjetësh (GULF).
Global Fast Food” shpk, me të njëjtën seli me atë të shoqërisë “Sun Petroluem Albania” themelohet në shkurt 2015, nën emërtimin “DADU” shpk, nga Albano Aliko dhe Otari Katamadze.
Përveç selisë fizike, të njëjtë me atë të shoqërisë GULF, adresa elektronike shuan çdo dyshim për lidhjen e ortakëve të saj më shoqërinë GULF: soso@gulf_al.com.
Në shtator 2015, Albano Aliko i shet pjesën e tij të zotërimit shoqërisë me seli në British Virgin Islands, “Global Fast Foods Limited”, me ortak të vetëm Otari Katamadze.
Dy muaj më pas, në nëntor 2015 ortaku Otari Katamadze, i shet pjesën e tij shoqërisë së sipërpërmendur “Global Fast Food Limited”, 100% e zotëruar prej tij.

Në gusht 2015 ndryshohet selia e shoqërisë, nga ajo e përbëshkëta me shoqërinë GULF (Rruga Lord Bajron, Objekti Nr. 15, Njësia Bashkiake 11), tek selia e përbashkët me shoqërinë e sipërpërmendur “Puntocall” (Rruga Shkelqim Fusha, Godina Albvizion, Kati i dyte), e zotëruar dhe administruar nga administratori i fundit i GULF, Irakli Svanidze. Në korrik 2017 rikthehet selia e shoqërisë tek adresa e mëparshme, ajo e GULF-it.

Revaz Saakadze ortak me babanë e Amant Josifit
Aksioneri i KFC, gjeorgjani Revaz Saakadze, pjesë e grupit të Albano Alikos dhe Otari Katamadze, është ortak me babanë e Amant Josifit, Aleksandër Josifi, në komapninë e ndërtimit Balkan Investment Group, e cila dyshohet se pastron paratë e mashtrimit me call centera.

Për të kamufluar lidhjet, Aleksandër Josifi është aksioner në kompaninë Balkan Investment Group përmes firmës NEW STANDARD, ndërsa gjeorgjani Revaz Saakadze është aksioner përmes kompanisë CONSTRUCTION 21.
Aleksandër Josifi është pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit NEW STANDARD, e pezulluar pas shpalljes në kërkim të të birit Amant Josifi si koka e mashtrimit me call centera.

Kompania e ndërtimit NEW STANDARD është aksionere e kompanisë tjetër të ndërtimit Balkan Investment Group, e pezulluar gjithashtu.

Aksionere në kompaninë Balkan Investment Group është edhe kompania CONSTRUCTION 21 me 33 %. Themelues dhe pronar i kompanisë CONSTRUCTION 21 me 33 % është pikërisht Revaz Saakadze, i cili është ortak te KFC Albania.

Pas këtyre kompanive qëndron Amant Josifi, i cili ka nxjerrë në letra babanë. Revaz Saakadze dyshohet se është bashkëpunëtor me Amant Josifin në skemën masive të mashtrimit me call centera.
Sipas dosjes së SPAK, ndaj Amant Josifit dhe grupit të tij kriminal, janë bërë 173 kallëzime nga Bavaria, për mashtrim e vjedhje të 6.1 milionë Euro, me platformat elektronike “Aurum Pro”, “Fianxis”, “AG Markets”, Capital Markets Banc”, “Centro Banc”, “Crypto kartal”,Por ka edhe shumë kallëzime nga shtetas të Spanjës, Gjermanisë, Suedisë, Finlandës, Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë rënë viktima të mashtrimeve të tij, zbuluar fillimisht nga Spanja e Gjermania para 2 vitesh.