Wednesday, July 2, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home JETE

Dokumente, punë dhe shtëpi në Gjermani, Mimoza ka një dhuratë për…

Editor by Editor
December 17, 2023
in JETE
0
Dokumente, punë dhe shtëpi në Gjermani, Mimoza ka një dhuratë për…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi humbi tragjikisht dashurinë e parë dhe ra “nga shiu në breshër”, siç u shpreh ajo, Mimoza u bë nënë e dy fëmijëve. Mes shumë vështirësive ajo ia ka dalë si nënë e vetme të krijojë një jetë të re në Gjermani ku ndodhet prej 25 vjetësh.

Por arsyeja që e ka sjellë në “Ka Një Mesazh Për Ty” është vëllai, Shkumbini që njëkohësisht ka qenë shoku,  miku, krahu i saj i sigurt përgjatë jetës edhe pse nuk kanë qenë afër fizikisht. Në vitin 2015, Shkumbini me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përpoqën të zhvendoseshin në Gjermani.

Edhe pse Mimoza punon si drejtoreshë e emigracionit, ai nuk i kërkoi ndihmë për mos ta vendosur në një pozitë të vështirë. Shkumbini qëndroi për 2 vite e gjysmë në Gjermani, por dokumentacioni nuk u aprovua dhe u detyruan të ktheheshin.

Mimoza përshkruan “tmerrin” e kthimit i cili sot do të shndërrohet në emocione të forta. Ajo ka zgjedhur që nëpërmjet rubrikës së programit  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan t’i japë Shkumbinit dhe kunatës një lajm të shumëpritur.

Mimoza: Kthimi është e vërtetë që ishte një tmerr, po nisem te vetja. Lidhja ime me vëllain, respekti i nuses që e kam si motër, mosha e fëmijëve të mi dhe mosha e fëmijëve të tij na bëri një familje që e ndjemë veten që po, ishte një moment shumë i bukur…

Ardit Gjebrea: Dhe i vështirë.

Mimoza: Pastaj i vështirë.

Ardit Gjebrea: Sot për kë ke ardhur?

Mimoza: Për vëllain, Shkumbinin,bashkë me nusen e tij.

Ardit Gjebrea: Ai nuk e di që ti ke ardhur, sigurisht.

Mimoza: Jo, nuk e di.

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë do t’iu thuash?

Mimoza: Të enjten i kam marrë lejeqëndrimin për në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Vetëm atij apo famijes?

Mimoza: Edhe familjes.

Ardit Gjebrea: Të gjithëve?

Mimoza: Të gjithëve.

Ardit Gjebrea: Dhe ai nuk e di këtë gjë?

Mimoza: Ai e dinte që unë po merrem me këtë punë…

Ardit Gjebrea: Por nuk e di që e ke përfunduar. 

Mimoza: Nuk e di që e kam përfunduar dhe pas shumë pyetjesh që ka pyetur se “çfarë bëhet, kam lënë takim këtej, çfarë bëhet për andej”, unë e kam anashkaluar këtë përgjigje se kam dashur të vë qershinë mbi tortë.

Ardit Gjebrea: Po faleminderit që zgjodhe tortën tonë që t’i vësh qershinë!

Mimoza: Ju falenderoj edhe juve që më dhatë këtë mundësi!

Ardit Gjebrea: Unë të falenderoj shumë, tani do të fillojë edhe kalvari i të gjitha sikleteve që le ta quajmë kështu sepse ai duhet të gjejë një punë që të vijë aty…

Mimoza: Ai do të fillojë punë ditën e hënë, në orën 08:00.

Ardit Gjebrea: Nesër?

Mimoza: Po, nesër.

Ardit Gjebrea: Po kur do vijë ai?

Mimoza: Sot pas emisionit që do mbarojmë këtu ka edhe biletën e kthimit me mua.

Ardit Gjebrea: I ke bërë biletën?

Mimoza: Po.

Ardit Gjebrea: Tani vetëm shtëpia mungon.

Mimoza: Mendoj që edhe për atë kam menduar dhe çelësin ia kam marrë me vete./tvklan.al

 

Previous Post

Sokol Mjaçaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Next Post

VIDEO/ Plas sherri në Tirana-Vllaznia

Next Post
VIDEO/ Plas sherri në Tirana-Vllaznia

VIDEO/ Plas sherri në Tirana-Vllaznia

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mashtrimi me mikrokreditë/ Gjykata e Lartë lë në qeli biznesmenin Meskuti

Mashtrimi me mikrokreditë/ Gjykata e Lartë lë në qeli biznesmenin Meskuti

July 2, 2025
Dosja Buka/ SPAK plotëson hetimet për Arben Ahmetajn, seanca paraprake shtyhet më 17 korrik

Dosja Buka/ SPAK plotëson hetimet për Arben Ahmetajn, seanca paraprake shtyhet më 17 korrik

July 2, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al