Friday, July 4, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DOKUMENTAT – Arlinda Pogaj 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefes” së skandalit në zjarrfikësen e Durrësit

Editor by Editor
July 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
DOKUMENTAT – Arlinda Pogaj 1 mln € për goma Blerta Nikës, “shefes” së skandalit në zjarrfikësen e Durrësit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga BoldNews.al

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj, ka mbyllur lotin e parë të një tenderi gjigant për blerje gomash për disa institucione, me fond limit 105 milionë lekë të reja, afërsisht mbi 1 milionë euro.

Sipas dokumentave zyrtare, fituesi paraprak i kësaj procedure është shoqëria “Tires-R”, e cila, siç ka verifikuar “Boldnews.al”, nuk ka paraqitur ofertën më të ulët.

Kompania “Tires-R” është në pronësi të biznesmenes Blerta Nika, e cila rezulton paralelisht edhe administratore në shoqërinë “RA-MI” shpk, e përfshirë në skandalin e blerjes abuzive të një zjarrëfikëseje për Bashkinë e Durrësit, me vlerë 7 milionë lekë të reja.

Në foto: Titullarja e Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara, Arlinda Pogaj

Gjatë hetimeve që zhvilloi Prokuroria e Posaçme për blerjen e zjarrëfikëseses, shoqëria ‘RA-MI” shpk pezulloi aktivitetin, megjithëse zonja Nika vijon të jetë ende administratore e saj, sipas dokumentave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Disa kohë pasi “RA-MI” shpk pezulloi aktivitetin, Blerta Nika bleu për 100 mijë lekë të reja kompaninë “Tires-R”, me objekt aktiviteti thuajse të njëjtë, atë të import-eksport dhe shitje kryesisht të gomave, etj.

Në foto: Drejtuesja e “Tires-R” shpk, Blerta Nika (sipas profilit në rrjetin LinkedIn)

Tashmë, në drejtimin e kompanisë së re, “Tires-R”, Blerta Nika shpallet fituese e tenderit 1 milionë euro.

Tenderi 1 mln euro

Në 12 maj 2025, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara shpalli procedurën tenderuese me objekt “Blerje goma për automjete-Loti I”, me fond limit 105.430.899 lekë të reja.

Sipas dokumentave të tenderit, Operatori i Arlinda Pogaj kërkonte furnizimin me goma për tre institucione të ndryshme publike-për mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura; për ato të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për makinat e Gardës së Republikës.

Në tender morën pjesë 7 operatorë ekonomikë. Në 30 Qershor 2025, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara shpalli rezultatet paraprake.

Në foto: Rezultatet e tenderit 1 mln euro për blerje gomash

Në dokumentin e miratuar nga titullarja e institucionit tenderues, Pogaj, rezulton se fitues është shpallur shoqëria “Tires-R”, e cila ka paraqitur ofertën në vlerën 79.073.200 lekë të reja.

Në foto: Blerta Nika rezulton pronare dhe administratore e “Tires-R” shpk

Sipas dokumentave zyrtarë të tenderit, në garë kanë marrë pjesë operatorë që kanë paraqitur ofertë më të ulët se sa fituesja.

Megjithatë, Pogaj ka vendosur që fitorja e tenderit 1 milionë euro të shkoj tek “Tires-R” e Blerta Nikës.

Skandali i zjarrëfikëses së Durrësit

Në tetor të vitit 2021, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), u arrestuan disa zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, si edhe përfaqësues të disa shoqërive private, të akuzuar për “Shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas atij hetimi të SPAK-ut, zyrtarët dhe përfaqësuesit e kompanive private kishin abuzuar me një tender në vlerë 7 milionë lekë të reja për blerjen e një zjarrëfikëseje për nevojat e Shërbimit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit në bashkinë e qytetit bregdetar.

Në foto: Bashkia Durrës

Sipas njoftimit të shpërndarë në atë kohë nga SPAK-u, rezulton se u miratuan masa sigurimi nga gjykata dhe u arrestuan zyrtarët Adriatik Velaj, Muhamet Likazhi, Artan Taho, Patriot Beqaraj, Indrit Matmuja dhe Gjergj Metkola.

Po ashtu, u caktuan “detyrim paraqitje për për Elona Rami, pronare e “R& R Group”; masa “arrest shtëpie” për Lulzime Rami, përfaqësuese e “Klosi R-Company”, si edhe “arrest në burg” për Albion Bushi, pronar i “RA-MI Company” shpk.

Administratore e kompanisë së fundit në radhë, ‘RA-MI” shpk ishte në atë kohë dhe vijon të jetë ende zyrtarisht Blerta Nika, e cila aktualisht zotëron “Tires-R” shpk dhe që u shpall së fundmi fituese e tenderit 1 milionë euro të Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara.

Në foto: Blerta Nika rezulton ende formalisht administratore e kompanisë së pezulluar, “RA-MI” shpk

Të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Posaçme nuk e kanë përfshirë zonjës Nika, por, nga kompania “RA-MI” shpk u mor i pandehur dhe më vonë, në maj të vitit 2022, u dënua me burgim pronari i subjektit privat, Albion Bushi.

Lidhja e Blerta Nikës me kompaninë “RA-MI” shpk është e hershme, që në fillimet e funksionimit të saj, në vitin 2016. Blerta Nika rezulton ortake themeluese e kësaj shoqërie, së bashku me Elona dhe Ramazan Rami.

Në vitin 2018, tre ortakët vendosën të transferojnë të gjithë aksionet e tyre nëpërmjet kontratës së shitjes tek Albion Bushi.

Blerta Nika, megjithëse nuk ishtë me aksionere tek “RA-MI” shpk, ajo u emërua administratore e shoqërisë nga ortaku i ri. Kompania pezullon aktivitetin e saj rreth 3 muaj pas përfshirjes në tenderin abuziv të blerjes së zjarrëfikëses për Bashkinë e Durrësit.

Shoqëria ‘RA-MI” shpk vijon të jetë ende e pezulluar, ndërkohë që Blerta Nika vijon gjithashtu të jetë administratore e saj, pavarësisht se, paralelisht, ajo ka krijuar edhe kompaninë “Tires-R” shpk.

Tags: Ainda Pogajblerje gomashblerta nikaDurresOperatori i Blerjeve të PërqëndruaraRA-MI shpktenderTires-Rzjarrefikes
Previous Post

Romë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e karburantit, mbi 20 të lënduar (VIDEO)

Next Post

Përmbytja nga hidrocentrali i Vasilit në Bunecit – Raporti i KLSH: Të shkarkohet Erlind Sulo i AKBN!

Next Post
Përmbytja nga hidrocentrali i Vasilit në Bunecit – Raporti i KLSH: Të shkarkohet Erlind Sulo i AKBN!

Përmbytja nga hidrocentrali i Vasilit në Bunecit - Raporti i KLSH: Të shkarkohet Erlind Sulo i AKBN!

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, një i vdekur dhe tre të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, një i vdekur dhe tre të plagosur, mes tyre dhe fëmijë

July 4, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al