Saturday, May 24, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Do kandidojë në listat e hapura, reagon Meta: Pa sakrifica ekstreme nuk ka fitore madhështore

Editor by Editor
March 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Do kandidojë në listat e hapura, reagon Meta: Pa sakrifica ekstreme nuk ka fitore madhështore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas vendimit për të kandiduar në listat e hapura në Tiranë, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se Partia e Lirisë u krijua për të garantuar një rotacion politik dhe për t’i dhënë shtysë integrimin evropian të Shqipërisë.

Ai thekson se po tregon shembullin që edhe nga qelia, po lufton për kauzat. Ndër të tjera, Meta shpreh falënderim për mbështetjen e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Pa sakrifica ekstreme nuk ka fitore Madhështore.

Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që fillimisht më propozoi të isha kandidat për deputet në listat e mbyllura, por që mbrëmë miratoi kërkesën time, që Ilir Meta edhe pse në kushte ekstreme izolimi, do të jetë kandidat për deputet në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Partia e Lirisë (LSI) dhe Ilir Meta kanë qenë të parët për listat e hapura.

Ilir Meta bashkë me disa kolegë hynë në grevë urie në vitin 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese, që sollën listat e mbyllura dhe vranë parlamentarizmin e vërtetë.

Ilir Meta në vitin 2005, për të gjithë ata që kanë humbur kujtesën, edhe pse kishte mundësinë të dilte deputet nëpërmjet sistemit proporcional, bëri një akt të rëndësishëm politik duke e vendosur veten vetëm në mazhoritar sepse për mua më i rëndësishëm ishte zhbllokimi i procesit europian të vendit se sa thjesht garantimi i një mandati deputeti.

Unë nuk krijova parti për t’u bërë deputet por për të garantuar rotacionin politik dhe për të zhbllokuar integrimin europian të vendit.

Edhe sot, për të gjithë ata që i kanë sytë në ballë dhe e panë rrëmbimin tim kriminal dhe që e dinë se ku ndodhem, u them se pavarësisht se jam në kushte ekstreme izolimi është detyra ime të udhëheq Partinë e Lirisë me shembullin tim dhe të luftoj me të gjithë fuqitë e mia për t’u treguar të gjithëve se kjo është një betejë që në radhë të parë kërkon sakrifica ekstreme për t’u fituar dhe jo llogari meskine afatshkurtra nga ata që mendojnë se politika është narativë apo perceptim.

Ilir Meta me shembullin e tij nga qelia Nr.5 tregon se lufton për kauza të mëdha dhe se nuk i tradhton kauzat që beson.

Mafia nuk luftohet duke vegjetuar apo duke pritur dhurata nga qielli.

I falenderoj të gjithë për mirëkuptimin dhe për mbështetjen në këtë betejë historike për fitoren e koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, që është qëllimi ynë madhor. FITORE!”, shkruan Meta.

Previous Post

Rama mbledh Kryesinë nesër, “vulos” ekipin me të cilin do të garojë më 11 maj

Next Post

Organizatat ndërkombëtare: Mbyllja e TikTok nga qeveria shqiptare, kufizim ekstrem i lirisë së shprehjes

Next Post
Organizatat ndërkombëtare: Mbyllja e TikTok nga qeveria shqiptare, kufizim ekstrem i lirisë së shprehjes

Organizatat ndërkombëtare: Mbyllja e TikTok nga qeveria shqiptare, kufizim ekstrem i lirisë së shprehjes

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Java e fundit në Serie A: Interi momentalisht kampion, Napoli ka nevojë për fitore

Java e fundit në Serie A: Interi momentalisht kampion, Napoli ka nevojë për fitore

May 23, 2025
Turqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet vendin, epiqedra dhe magnituda

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

May 23, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al