Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë

Editor by Editor
January 6, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe në mbarë botën kremtojnë Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), apo Pagëzimin e Krishtit, apo siç njihet dhe Dita e Ujit të Bekuar.

Në 6 Janar në shumë vende është zakon që Bekimi i Ujit të bëhet në det, lumë, liqen apo në ndonjë pellg uji. Kur nuk është mundësia, bekimi bëhet në kishë.

Kur këndohet përlëshorja e festës, kremtuesi zhyt kryqin në ujë tri herë dhe pastaj vazhdon, duke spërkatur me ujin në katër drejtimet e horizontit.

Pastaj, ai bekon popullin dhe shtëpitë e tyre me ujin e shenjtëruar, i cili qëndron për shpëtimin e gjithë njerëzve dhe gjithë krijimit, të cilin Krishti e ka prekur nëpërmjet “epifanisë” së tij në mish, për jetën e Botës.

Fillimisht ishte vetëm një festë e shfaqjes së Perëndisë në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit, adhurimin e Magëve dhe gjithë ngjarjet e fëmijërisë, si rrethprerjen dhe paraqitjen në Tempull, si edhe pagëzimin prej Joanit në Jordan. Nuk ka dyshim, që kjo festë, si edhe Pashka dhe Rushajet, u kuptua si përmbushja e një feste të mëparshme judaike, në këtë rast, Festa e Dritave.

Epifani do të thotë shfaqje e sipërme. Festa quhet shpesh, sikurse është në librat e shërbesave orthodhokse, Theofani, që do të thotë shfaqje e Perëndisë. Theksi në këtë festë është në shfaqjen e Jisuit (Jezusit), si Mesia njerëzor i Izraelit dhe Bir hyjnor i Perëndisë, Njëri nga Trinia e Shenjtë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë

Tipari kryesor i festës së Epifanisë është Bekimi i Madh i Ujit. Ai kryhet dy herë, në vigjiljen e Epifanisë, mbas Meshës së Shën Vasilit dhe mbas Meshës së vetë ditës.

Shërbesa fillon me këndimin e himneve të veçanta dhe me temjanisjen e ujit, që është vendosur në mes të kishës.

Shenjtërimi dhe spërkatja me ujin e Epifanisë nuk është një ritual pagan. Por, është shprehja e faktit më qendror të vizionit të krishterë për njeriun, si dhe për jetën dhe botën e tij. Kjo është dëshmia liturgjike, që na tregon se vokacioni dhe destinimi i krijimit është, që të jetë i “mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë” (Efesianët 3:19).

Previous Post

Berisha sot në SPAK, demokratët protestojnë para godinës

Next Post

VIP-at shqiptarë pa çati në shtëpi, në emër të integrimit Nikolla ia kërcen Mustafait, ky Ilirianit dhe Bernardi i vë syrin Xumit

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025
Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al