Një 20-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi mbante dhe përdorte uniformën e Policisë së Shtetit, duke u prezantuar në publik si efektiv policie.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 5, gjatë patrullimeve në bulevardin “Nënë Tereza”, ndaluan automjetin tip Mercedes-Benz që drejtohej nga E. B., 20 vjeç, i cili ishte veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.
Pas verifikimeve, u konstatua se i riu nuk ishte punonjës policie.







