Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Dilni jashtë se ju vrava”, si i trembi Sokol Mjaca gardianët në Peqin

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Dilni jashtë se ju vrava”, si i trembi Sokol Mjaca gardianët në Peqin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Dolën punonjësit qe ishin brenda të cilët ishin kërcënuar që mos lini të futet njeri brenda. Ngeli vetëm shtetasi Sokol Mjaca në korridor dhe e mbylli plotësisht dhomën. Kërkonte takim vetëm me Prokurorin e Përgjithshëm. Kemi bërë thirrje disa here për t’u dorëzuar nga Drejtori Burgut dhe nuk pranonte të dorëzohej. Me pas kam ikur ngaqë u bënë shume veta dhe lëviza nga ai vend”, thotë një zyrtar i burgut të Peqinit.

Një tjetër punonjësi i burgut tregon çfarë i tha Sokol Mjacaj në momentin kur e nxorën për ajrim. “Rreth orës 13:40 pasi ishte në ambientet e ajrosjes, ngjitet në sektorin 1 i shoqëruar nga kolegu i ajrimit I.B shtetasi Sokol Mjaca i cili duke shkuar në dhomë i thotë përgjegjësit të sektorit E. Ç. “mos të iki shoqëruesi poshtë se do dal prapë”. Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë së bashku me shoqëruesin, dhe pas një kohe të shkurtër dëgjova krisma dhe zhurma që vinin nga poshtë. Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma ndërsa Sokoli nuk u kthye por më vonë kam kuptuar që Sokoli kishte qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Lleshi”, thotë ai në dëshminë e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

Në dëshmi të tjera para Prokurorisë së Elbasanit, një punonjës tjetër i burgut tregon se si u larguan të gjithë nga frika.

“Kam qenë ne punë në momentin që ndodhi ngjarja rreth orës 13:45’ minuta. Unë në ato momente isha brenda tek ambientet e takimeve dhe kam dëgjuar në Radio se kërkonin “Ndihmë nga grupi i sigurisë se burgut”.

Më pas kam parë të dënuar që vinin me vrap nga vendi i ajrimit, pra fusha ku rrinë të dënuarit të cilët vinin me vrap në drejtim te takimeve te B. Aty kam parë disa të dënuar që vinin tek dhoma e takimeve dhe midis tyre kam parë dhe të dënuarin shtetasin Sokol Mjaca, i cili afrohet dhe na thotë “dilni jashtë se ju vrava” dhe ne nga frika dolëm me vrap të pestë siç ishim.

Më pas Sokol Mjaca hyri brenda tek dhoma e takimeve dhe të dënuarit e tjerë po ndiqnin me vrap për ta kapur por nuk e kapen dot dhe me pas Sokol Mjaca mbylli derën dhe ngeli brenda tek dhoma e takimeve ndërsa ne dolëm përjashta”, thotë një zyrtar tjetër.
Previous Post

Befason Flamurtari, firmos mes ish-in e Partizanit dhe Tiranës

Next Post

Aksident me 3 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Next Post
Merret peng 21-vjeçari në Fier, arrestohen dy persona si edhe polici…

Aksident me 3 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

October 22, 2026
Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

Berisha pas tensioneve në Kuvend: Opozita në krah të studentëve, ky sistem duhet të marrë fund

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al