Friday, June 20, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dhunë ndaj zyrtarit në Bulqizë? Reagon Xhelal Mziu: Kërcënoi qytetarët, policia manipuloi ngjarjen dhe refuzoi denoncimin

Editor by Editor
April 25, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Dhunë ndaj zyrtarit në Bulqizë? Reagon Xhelal Mziu: Kërcënoi qytetarët, policia manipuloi ngjarjen dhe refuzoi denoncimin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia njoftoi për një dhunë të ushtruar ndaj Kalosh Murrës, zyrtar në Bulqizë, nga kanidati për deputet Xhelal Mziu dhe nipi i tij. Vetë demokrati, ka reaguar për rastin.

Mziu sqaron se në të gjitha takimet që ai ka zhvilluar në Dibër zyrtarë socialistë kanë tentuar të intimidojnë qytetarët që kanë marrë pjesë në takimet e PD. Ai shprehet se edhe Kalosh Murra ditën e takimit në Ostren ka shkuar duke intimiduar qytetarët.

Mziu shtoi se, si punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë, Kaloshi ka kërcënuar qytetarët me ndërprerjen e ndihmës ekonomike.

Mziu sqaron më tej se ka tentuar ta sqarojë Murrën me fjalë, por ndërhyrja e socialistëve të tjerë, ka çuar në përplasje. Ai i bën thirrje SPAK-u të sekuestrojë pamjet duke shtuar se policia ka manipuluar ngjarjen dhe refuzuar denoncimin e demokratëve.

REAGIMI:

Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.

Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj që jo vetëm si kandidat i opozitës, por edhe si deputet më kanë shprehur këto shqetësime.

Këto sjellje arrogante dhe kriminale të zyrtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste u shtuan edhe më shumë ditët e fundit, në takimet e realizuar dje në Trebishtë në orën 09.00 dhe akoma më keq në Ostren në orën 11.30.

Në takimin e Ostrenit, në mënyrë demonstrative, punonjësi i ndihmës ekonomike në Bashkinë Bulqizë po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë u larguan pas këtyre kërcënimeve dhe një pjesë tjetër shprehën shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

Pas shqetësimit që ngritën vetë banorët e kësaj zone, kam komunikuar me personin në fjalë që rrinte përpara vendit të takimit, dhe i kam kërkuar të mos intimidojë qytetarët, e aq më tepër të mos përdorë pozicionin e punës për shantazhimin e qytetarëve me heqjen e ndihmës ekonomike në rast të mbështetjes dhe votimit për Partinë Demokratike. Madje e kam paralajmëruar se për veprimet e tij të paligjshme do ta kallëzoj në Prokurori. Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.

Sjellja e Policisë ngre dyshimet për dijeni apo në mos të jetë e përfshirë në këtë ngjarje, pasi jo vetëm që manipuloi ngjarjen dhe shpërndau një informacion të rrem, por ka refuzuar që të marrë denoncimin e drejtuesve të PD Bulqizë.

I bëjmë thirrje SPAK të sekuestrojë pamjet e kamerave në zonë, dhe të hetojë ngjarjen ku janë dhunuar kryetari dhe përfaqësues së PD Bulqizë.

Bërja palë e Policisë në ngjarjen kriminale të goditjes së opozitës, shtohet edhe më shumë për faktin se Drejtori i policisë së Dibrës ka lidhje familjare me Jeton Danin, babai i kandidatit të Partisë Socialiste.

I bëjmë thirrje punonjësve të bashkive dhe policisë që të mos intimidoni dhe kërcënoni qytetarët.

Sigurojmë qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe policisë së shtetit nuk do të na trembin.

Previous Post

Gruaja hidhet nga kati i tetë i pallatit në “Don Bosko”

Next Post

Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë

Next Post
Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë

Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit
AKTUALITET

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

by Editor
June 14, 2025
0

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” janë ndaliar Krisald Kundraxhi dhe Jurgen Kovaçi. Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të...

Read moreDetails
Ndalohet në Dubai Ergys Agasi, BKH bastis banesën e tij në Mullet

Ndalohet në Dubai Ergys Agasi, BKH bastis banesën e tij në Mullet

June 19, 2025
Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

June 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga lap-top-ët te celularët, çfarë u sekuestrua në banesën e Ergys Agasit – DETAJE

Nga lap-top-ët te celularët, çfarë u sekuestrua në banesën e Ergys Agasit – DETAJE

June 19, 2025
Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

Moisi Lazaj zapton Ujin e Ftohtë në Vlorë dhe nis ndërtimin pa leje, policia dhe prokuroria heshtin

June 19, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al