Dhuna, procedohen penalisht 4 futbollistë nga Erzeni dhe Partizani

Sfida ndërmjet Erzenit dhe Partizanit në kampionatin e 21-vjeçarëve përfundoi mes grushteve dhe dhunës masive.

Incidentet në Shijak, ndërmjet lojtarëve të dy skuadrave, u shoqëruan me procedim penal në gjendje të lirë për katër prej futbollistëve nga të dyja ekipet.

Policia theksoi se nuk ishte njoftuar për zhvillimin e këtij aktiviteti. Veprat penale për të cilat sportistët e rinj akuzohen janë “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.