Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dha dorëheqjen si drejtoreshë e AKU, ja reagimi i parë i Jeta Dedas

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Dha dorëheqjen si drejtoreshë e AKU, ja reagimi i parë i Jeta Dedas
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen si drejtoreshë e AKU-së. Ndonëse nuk dihen arsyet e këtij vendimi, në një postim në rrjetet sociale ajo falenderon bashkëpunëtorët dhe kolegët e saj.

Jeta Deda ka thënë gjithashtu se tashmë po bëhet gati për angazhime të reja, por nuk ka zbuluar më shumë detaje.

Ndoshta dorëheqja e Dedas lidhet me ndryshimet që pësoi Ministria e Bujqësisë ku në vend të Frida Krifcës u emërua Anila Denaj. Tashmë është një praktikë ku pas ndryshimit të ministrit, ndryshon gjithë zinxhiri drejtues i institucioneve në varësi të Ministrisë.

Postimi i Jeta Deda

Të nderuar miq e kolegë,

Prej sot mbyll një kapitull të bukur të jetës time profesionale, duke u tërhequr nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke ndjekur një orientim tjetër profesional.

Ndahem nga një ekip, të cilin e falënderoj për çdo punë të mirë të kryer së bashku.

Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Kryeministrit e Këshillit të Ministrave për besimin e dhënë dhe ish-Ministres Krifca dhe Ministres aktuale Denaj, me të cilat arrita të bashkëpunoj gjatë kësaj udhe.

Po ashtu, mirënjohëse ndaj stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mundësinë e shërbimit në këtë detyrë, pasi mbështetja juaj e pakufi dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala në gjithë rezultatet e arritura së bashku në lëmin e sigurisë ushqimore.

Një falenderim i veçantë i takon ekspertëve shumëvjeçarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dedikimi dhe puna e tyre janë rregullatorët e sistemit dhe standardeve që duam të vendosim, në rrugëtimin drejt integrimit europian e kryesisht në shërbim të atdheut.

Nuk kam dyshim se kjo skuadër do të shkëlqejë me këdo menaxher që iu bashkohet.

Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura.

Falenderime për mbështetjen dhe besimin gjatë këtij rrugëtimi! Ka qenë nder të shërbej në këtë detyrë.

Përzemërsisht.

Previous Post

Punonin në “shtëpi bari”, arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë

Next Post

Berisha tregon bisedën me Ramën, Malltezi nuk do ishte në burg nëse…

Next Post
Berisha tregon bisedën me Ramën, Malltezi nuk do ishte në burg nëse…

Berisha tregon bisedën me Ramën, Malltezi nuk do ishte në burg nëse…

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A mund të sjellë ndryshim protesta e studentëve në Shqipëri

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

October 21, 2026
Pamje të rënda/ U qëllua me plumba gome, i riu shfaqet me plagë të shumta në trup

Pamje të rënda/ U qëllua me plumba gome, i riu shfaqet me plagë të shumta në trup

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al