Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Derbi stacioni i fundit, bardheblutë në apel për të treguar se e meritojnë fanellën!

Editor by Editor
in Sport
0
Derbi stacioni i fundit, bardheblutë në apel për të treguar se e meritojnë fanellën!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën kur kishte fituar betejën ligjore për pezullimin e ankandit të aksioneve, presidenti i Tiranës pa bardheblutë të eliminoheshin nga Kupa e Shqipërisë. Për momentin vështirë të thuash se cila Tiranë shqetëson më shumë. Ajo e betejës juridike me një borxh që gjithsesi mbetet për t’u shlyer, apo ajo e fushës. Ku Tirana qartazi nuk bind.

Fitorja më e hidhur e sezonit (1-0) ndaj Kukësit nuk ka mjaftuar. Një farë rritjeje në lojë, sidomos në pjesën e parë. Fati i keq me shtyllat, fakti që humbja 2-0 e sfidës së parë ishte e vështirë për t’u përmbysur, të gjitha janë alibi që nuk mjaftojnë.

Tirana është eliminuar nga Kukësi, skuadër e fundit të tabelës në kampionat. Objektivi i vetëm i mbetur është vendi i katërt, seriozisht i kërcënuar. Vetëm pak ditë më pas është derbi, ai me Partizanin, sfida që kjo skuadër nuk ia ka dalë ta fitojë asnjë herë këtë sezon. Duke koleksionuar dy humbje dhe një barazim përballë rivalëve të përjetshëm.E lehtë të lexosh hidhërimin në sytë e Erbim Fagut, trajnerit që e ka marrë Tiranën ndoshta në momentin më të vështirë të këtyre viteve të fundit. Ndryshim formacioni e skemash, 4 sulmues në fushë në pjesën e dytë… Të gjitha nuk kanë shërbyer, por ndoshta është ende herët për të përdorur shprehjen, “kësaj skuadre nuk ka kush i bën derman”.

Këtë, në fakt e kanë në dorë vetë lojtarët. Sigurisht nuk janë vetëm ata mbajtësit e faturës së një sezoni shumë larg pritshmërive, një faturë që mund të bëhet më me kthjelltësi e përgjegjësi në fund të sezonit. Por është e sigurt se nëse ka një moment ku mund të bëjnë një “mea kulpa” dhe të reagojnë, është pikërisht ky, derbi ndaj Partizanit. Për llogaritë dhe prestigjin, vlen gjithë sezonin.

Historia e viteve të fundit ka treguar se shpesh derbi përcakton dhe ecurinë e ndeshjeve që pasojnë. Vështirë të imagjinosh se si Tirana mund të sigurojë pjesëmarrjen në katërshe më pas ndaj Laçit, Vllaznisë e Egnatias pa një reagim ndaj Partizanit. E diela është stacioni i fundit për Tiranën dhe për futbollistët e saj. Dhe shansi i fundit për të treguar se e meritojnë fanellën bardheblu.

Previous Post

Dramë në tregun valutor, euro në rënie të lirë, leku “godet” edhe dollarin

Next Post

Ish-futbollisti shqiptar, pjesë e rrjetit të kokainës në dosjen “Black Eagle” i “Sky ECC”

Next Post
Ish-futbollisti shqiptar, pjesë e rrjetit të kokainës në dosjen “Black Eagle” i “Sky ECC”

Ish-futbollisti shqiptar, pjesë e rrjetit të kokainës në dosjen “Black Eagle” i “Sky ECC”

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al