Thursday, September 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi/ Ardit Kraja sfidon shtetin shqiptar? Pas arrestimit në Kosovë, vazhdon bastet ilegale në Tiranë me lokalet e tij “ Dua Kafe”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Denoncimi/ Ardit Kraja sfidon shtetin shqiptar? Pas arrestimit në Kosovë, vazhdon bastet ilegale në Tiranë me lokalet e tij “ Dua Kafe”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ardit Kraja, emër i njohur në botën e basteve sportive, rezulton sërish në qendër të akuzave për organizim të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit.

Sipas denoncimeve të mbërritura pranë redaksisë së Timoni.al, Kraja dyshohet se vazhdon të ushtrojë aktivitet të paligjshëm të basteve sportive në Tiranë, në disa ambiente me emrin “Dua Kafe”, ku pretendohet se qarkullojnë miliona euro jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor.

Denoncuesit ngrenë pikëpyetje të forta mbi faktin se si ky aktivitet vazhdon të funksionojë lirshëm, ndërkohë që Policia e Shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë aksion konkret për goditjen e tij.

Ndërkohë, emri i Ardit Krajës është rikthyer fuqishëm edhe në mediat e Kosovës. Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi rezultonte i kërkuar nga dy gjykata, ajo e Prizrenit dhe e Mitrovicës, për çështje që lidhen me organizimin e bixhozit ilegal.

Në Shqipëri, Ardit Kraja njihet si pronar i disa kompanive në sektorin e basteve sportive, ndërtimit dhe investimeve. Për vite me radhë ai është konsideruar si një nga figurat më të fuqishme të industrisë së basteve online.

Po ashtu, biznesmeni shqiptar ka qenë objekt hetimi edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Në aktakuzën ndaj disa personave të përfshirë në skema të dyshuara të bixhozit ilegal, autoritetet kosovare theksonin se të akuzuarit kishin qenë më herët punonjës të Ardit Krajës dhe se aktiviteti kishte vijuar edhe pas ndalimit të lojërave të fatit në Kosovë.

“…të akuzuarit në këtë rast dikur kanë punuar për bastoret e shtetasit të Shqipërisë, Ardit Kraja, dhe pas muajit prill 2019 kur në Kosovë bixhozi u ndalua, thjesht kanë vazhduar me të njëjtin aktivitet”, thuhet në aktakuzën e autoriteteve kosovare.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse institucionet shqiptare do të reagojnë ndaj këtyre denoncimeve dhe nëse Prokuroria apo policia do të ushtrojnë kontrolle për aktivitetin që pretendohet se zhvillohet në ambientet “Dua Kafe” në Tiranë.

Tags: Ardit Krajabixhozdenoncimdua kafepolicia e kosoves
Previous Post

Dhunonte fëmijët në kopshtin privat, dënohet me 11 vite burg edukatorja në Kosovë

Next Post

Psikologia Agalliu: Njeriu që ka dashuruar vërtet, s’mund të kalojë menjëherë në marrëdhënie tjetër

Next Post
Psikologia Agalliu: Njeriu që ka dashuruar vërtet, s’mund të kalojë menjëherë në marrëdhënie tjetër

Psikologia Agalliu: Njeriu që ka dashuruar vërtet, s'mund të kalojë menjëherë në marrëdhënie tjetër

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

Pse ka frikë Teherani? Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

September 3, 2026
Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

Kosova pa President/ Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al