Sunday, May 18, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Dalin SMS e Deborah Keçit, drejtoreshës së Veliajt: Mos hamë burgun! Më dilni për Zot

Editor by Editor
March 31, 2024
in KRYESORE, POLITIKE
0
Dalin SMS e Deborah Keçit, drejtoreshës së Veliajt: Mos hamë burgun! Më dilni për Zot
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Midis 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzim me tendera dhe favorizim të kompanisë “5D” në pronësi të Mariglen Qatos dhe Redi Mollajt, është edhe Deborah Keçi, e cila aktualisht mban postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana.

SPAK e ka akuzuar Deborah Keçin për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k.

Në dosjen hetimore të SPAK dhe të zbardhur nga mediat dalin detaje të reja për tenderat e dhënë prej saj dhe në favor të “V.A.S konstruksion sh.p.k”.

Këto detaje dalin nga bisedat e zhvilluara mes Deborah Keçit dhe Nestor Muhametllarit, për procedurën e prokurimit të “Klubit Sportiv Tirana”, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, me objekt “Rikonstruksion Palestra e Mundjes”.

Bisedat zbardhin akuzën e SPAK se operatori ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k është favorizuar në mënyrë të padrejtë në këtë procedurë prokurimi.

Por Deborah Keci e frikësuar se ky favorizim një ditë mund të zbulohej, i kërkon Nestor Muhametllarit të bëjnë kujdes me procedurën pasi mund të përfundojnë pas hekurave.

Në fund të bisedës pasi mbyll procedurën dhe arrihet objektivi për ta shpallur 5D fituese, drejtoresha u thotë “Më dilni për Zot tani”.

Zbardhja e bisedave

Në datën 21.10.2020 shtetasi Nestor Muhametllari i dërgon kontaktit të mësipërm adresën e postës elektronike të shoqërisë. “[email protected]”

Biseda e datës 27.10.2020.

Deborah: “Nestor… si je? Te nisa me email kto dy preventivat… per dy palestrat ….. po duhet ta hedhim online tenderin”.

Nestor: “ok, qe ta mbyll preventivin une”.

Deborah: “se skemi shume kohe.. nese jan shume kto”.

Nestor: “do ta sjell neser”.

Biseda e datës 28.10.2020

Deborah: “Nestor….. mos ma ler pas dore….. do kalosh sot?.

Nestori nuk i kthen përgjigje, por më pas midis tyre është zhvilluar bisedë telefonike.

Biseda e datës 29.10.2020.

Deborah: “Nestor., prap sme solle njeri sot”.

Nestori i përgjigjet se ka dalë pozitiv (me covid), por se preventivi i saj është gati dhe se do ja dërgojë.

Biseda e datës 31.10.2020.

Nestori: “Debora pershendetje… Preventivin ta kemi derguar… E ke gati… Per cdo gje shtese qe te duhet me shkruaj ti plotesojme te Henen“.

Deborah: “disa pajisje do ja bëjnë domacion prandaj ti heqi nga preventivi”.

Biseda e datës 02.11.2020.

Deborah Keçi i dërgon Nestorit tekstin “I. Relacion teknik 2. Projekt teknik 3. Grafik punimesh 4. Specifikime teknike 5. Preventiv” dhe i shkruan: “do ti bejm bashk?… Se jam ne time limits per ta hedhur… Se me digjet si fond”.

Nestori: “Do perpiqemi ti bejme… Do vendos nje neser te merret me kete punë”.

Deborah: “Mos me ler pas dore… Te lutem”.

Nestori: “Ne realisht nuk projektojme”.

Deborah: “4 ok se une nuk e di”.

Nestor: “Por po bejme dicka per ty…. Sa per tender…. Se nuk do ndonje gje te madhe ajo“.

Deborah: “Prandaj te pyeta….. Se po ashtu ti them redit….. Tme gjej dike tjeter….. Me thuaj per cdo gje”.

Biseda e datës 04.11.2020.

Deborah: “Nestor te lutem shikoje pak ate emailen qe te nisa… Sepse neser duhet ta hedh ne sistem”.

Nestori: “E shef juristja ne mengjes dhe ta kthejme Debora”.

Biseda e datës 01.12.2020.

Nestori: “Duhet te me dergosh kodet e 3 antareve te KVO-së”,

Deborah: “teuta guri 123456789… jeijon.mera Pass 123456789… reinaldo.gjerazi 123456789″.

Nestor: “Me duhet edhe User i atij qe ka hedhur proceduren”.

Deborah: “joana mullara sporti2020”,

Deborah: “Do e beni ju vlersimin tan?”. Nestor: “Po po, patjeter,„„, neser”.

Deborah; “okey.., Me thuaj per cdo gje“.

Biseda e datës 07.12.2020.

Deborah: “Vetem aman shikojini tamam se mos ham noi burg”.

Nestor: “Jo jo pa merak”.

Deborah dërgon 2 foto dhe disa tekste me përmbajtje: “E ka nuk e eleminon dot.. Duhet te kemi kujdes vjet se beme doi ksi se na ankimuan………”.

Deborah: “Aman te kemi cik Kujdes me keto… Se po i shikon kjo juristja ime dhe njeher”.

Nestor: “Do i them juristes ta shofi neser,, Ti do dalesh neser apo je pushim ?”.

Deborah: “Edhe dal…. Te ishim takuar ti shikonim pak… Me Kujdes se kam pak frik”.

Biseda e datës 09.12.2020.

Nestor: “E mbylli Debora”.

Deborah: “Hajt per hajer… Me dilni Per zot tani”.

Biseda e datës 16.12.2020.

Deborah: “Nestor si te kam….. Ka ardh ndonje ankimim….. Do i thuash asaj ta shikoj njeher…….. E dita fundit sot”

Nestor: “Mire Debora, si je ti,Ja të them une per 5 min.. Ne sistem nuk ka bere ankimim.. Vetem nga ju vjen ju aty me post,, Neser hidhet fituesi”.

Deborah: “Deri tani s’na ka ardh gje,, Ishalla ska”.

Previous Post

Egla Ceno përjashtohet nga “Big Brother” (VIDEO)

Next Post

Një banor misterioz do të futet në BBV3! Paraqitet me maskë…

Next Post
Një banor misterioz do të futet në BBV3! Paraqitet me maskë…

Një banor misterioz do të futet në BBV3! Paraqitet me maskë…

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm
KRYESORE

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

by Editor
May 12, 2025
0

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në qarkun e Lezhës, ku pas numërimit të 141 nga 245 qendra votimi, Koalicioni...

Read moreDetails
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

May 16, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti trondit Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në juglindje të Shqipërisë

Tërmet i fortë në Greqi

May 18, 2025
Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

May 18, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al