Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DALIN BISEDAT/ Belind Këlliçi me vartësin e Belinda Ballukut koordinojnë protestat kundër Ramës e Veliajt për Teatrin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
DALIN BISEDAT/ Belind Këlliçi me vartësin e Belinda Ballukut koordinojnë protestat kundër Ramës e Veliajt për Teatrin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte maji i vitit 2020 dhe kryetari i atëhershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte një prej më aktivëve në protestat që bëheshin për Teatrin Kombëtar Më 17 maj godinat e Teatrit Kombëtar u shembën për t’i hapur rrugë ndërtimit të teatrit të ri, ndërsa protestat të fokusuara kundër Bashkisë së Tiranës dhe me akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj vijuan edhe disa ditë më vonë.

Belind Këlliçi më 17 maj shoqërohet për në komisariat ndërsa pretendonte në atë kohë se ishte dhunuar edhe nga policia e shtetit. 5 vite e gjysmë më vonë,  Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht dokumente, që mund të vërtetojnë psenë e ‘devotshmërisë së pashoqe’ të Belind Këlliçit në protestat, kundër Ramës dhe Veliajt, në atë kohë.

Këto komunikime i përkasin datave 19 maj dhe 21 maj 2020. Janë siguruar nga screenshot të zbuluara në telefonat e drejtorëve nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj ministres Belinda Balluku dhe disa vartësve të saj.

Mesazhet në këto dy screenshot shkëmbehen mes Belind Këlliçit dhe një personazhi tjetër Arbër Avramit. Në atë kohë Avrami ishte prej vitesh drejtoi kompaninë shtetërore të gazit, “Albgaz”, në varësi të Ministrisë së Energjisë. Arbër Avrami u riemërua edhe dy herë të tjera ngas Balluku në atë pozicion me mandat 3-vjeçar, 6 prill 2021 dhe më 15 prill 2024, për t’u larguar më pas shtatorin e 2024-s. Avrami konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të Belinda Balluku, ndërsa është raportuar kjo fotoja nga mediat më herët teksa shihet vetë kreu i “Albgaz” që shoqëron ministren teksa kryen blerje në dyqane luksoze në Athinë.

Balluku dhe vartësi i saj Avrami për shoping në dyqanin “Ralph Lauren” në Athinë

Të rikthehemi te mesazhet. Belind Këlliçi me këtë numër telefoni që përfundon me 011, që Report Tv e ka verifikuar që e posedon deputeti i PD, i shkruante Arbër Avramit 19 majin e vitit 2021: “Bëhem dhe unë të enjten. Si të doni”. Zyrtari i lartë, vartës i Ballukut i shkruante po atë ditë vetëm pak minuta më pas “mund të marrësh dhe ca protestues të enjten dhe të na bashkoheni”

Mesazhet e shkëmbyera mes Këlliçit dhe Avramit (19 maj 2020)

Komunikimi vijon të enjten, pikërisht më 21 maj 2020. Nga komunikimi mes tyre duket se protesta është shtyrë. Arbër Avrami i shkruan Belind Këlliçit: “Atëherë nesër, nëse janë dakord të tjerët, të bëhen mbylljet totale”. Gatishmëria e Këlliçit ndaj drejtorit Avramit është 100%: Unë si të doni, sot e nesër.

Mesazhet e shkëmbyera mes Këlliçit dhe Avramit (21 maj 2020)

Pra kreu i FRPD në atë kohë, një prej zyrtarëve më të lartë të opozitës, Belind Kellici, shprehet se është i gatshëm të marrë pjesë “sot e nesër”, duke lënë të hapur datën sipas nevojës së grupit.

Fakti është që më 22 maj 2020, të nesërmen e këtij komunikimi u organizua protesta e radhës kundër prishjes së Teatrit, e organizuar zyrtarisht nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Nën kamuflimin e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ u organizuan më pas edhe për vitet në vijim dhjetëra protesta para Bashkisë së Tiranës, me në krye Belind Këlliçin, që kërkonte arrestimin e kryebashkiakut  Erion Veliaj.

Vetëm një muaj më parë, ishte vetë Sali Berisha që artikuloi publikisht se Belind Këlliçi u ndihmua nga zv. kryeministrja Belinda Balluku në protestat kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Tiranës.

Deklarata e Berishës u bë nga selia blu, ku zv.kryeministren Balluku të pandehur për tunelin e Llogarasë, e quajti si hajduten më të madhe në histori, por tha se ndaj saj nuk do të bëjë protesta dhe flet për një luftë tjetër të brendshme, këtë radhë në kampin rozë.

Një detaj shumë i rëndësishëm për marrëdhënien mes Belind Këlliçit dhe vartësit të Belinda Ballukut, është fakti se Arbër Avrami kishte për një periudhë të gjatë kohe këshilltar të posaçëm vëllain e deputetit të Berishës, Reshard Këlliçi. Vëllai i Belind Këlliçit punoi në institucionin në varësi të Ballukut me një pagë prej 1.9 milionë lekësh të rinj.

Akuzat që protestat e Këlliçit para bashkisë janë financuar nga Balluku janë artikuluar edhe herë të tjera, madje edhe nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në intervistat dhënë tek televizioni i familjes Berisha. Por është hera e parë që dalin fakte që lidhen stafin e Belinda Ballukut edhe me protestat e Teatrit, ndërkohë që në shënjestër të opozitës nuk ishte vetëm Erion Veliaj, por edhe Kryeministri, i cili sapo e kishte emëruar Belinda Ballukun ministre dhe pas dy vitesh i besoi rolin e zv.kryeministres së vendit.

Previous Post

Mjeku shqiptar publikon studimin: Numri i lartë i vdekjeve në pandemi dyshohet se erdhi nga vaksinat

Next Post

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

Next Post
Agolli i FSHZH-së “kopjon” ishujt artificiale të Dubait në Durrës, por në … miniaturë; Hap tenderin 5.5 milionë euro!

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al