Friday, June 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Calhanoglu i dhuron fitoren Inter-it, Bayern feston në Turqi

Editor by Editor
October 24, 2023
in KRYESORE, Sport
0
Calhanoglu i dhuron fitoren Inter-it, Bayern feston në Turqi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Inter ka mposhtur 2-1 Salzburg-un në javën e tretë të Grupit D të Champions League dhe ka hedhur një hap drejt kualifikimit në 1/8-at e kompeticionit.

Inter [1] – 0 Salzburg – Alexis Sánchez 19′ – Video

Alexis Sanchez, i aktivizuar titullar në vend të Thuram, ka zhbllokuar takimin në minutën 19-të, duke u kthyer të shënojë në Champions pas nëntorit të 2021-shit.

Inter 1 – [1] FC Salzburg – Oscar Gloukh 57‎’‎ – Video

Salzburg ka heshtur San Siro-n në minutën e 57-të duke barazuar me Gloukh, por festa e miqve nuk ka zgjatur shumë. Në fakt, në minutën e 64-t zikaltrit janë kthyer në avantazh me një penallti të Calhanoglu.

Inter [2] – 1 FC Salzburg – Hakan Calhanoglu (pen) 64‎’‎ – Video

Në minutën e 81-të, Lautaro Martinez ka realizuar edhe të tretin për milanezët, por goli është anuluar nga VAR për një pozicion jashtë loje.

Në fushë edhe Asllani, i cili është aktivizuar në minutën e 76-të në vend të Calhanoglu.

Kjo ka qenë fitorja e 100-të për zikaltrit në Champions League, ish-Kupa e Kampionëve. Një histori triumfesh e nisur me Helenio Herrera-n me një 1-0 kundër Everton-it.

Fitore edhe për Bayern Munich, që ka mundur 3-1 në transfertë Galatasray-n. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, pasi Coman ka kaluar në avantazh bavarezët dhe Icardi ka barazuar për vendasit me një penallti në stilin “panenka”.

Galatasaray 0 – [1] Bayern Munich – Kinglsey Coman 8′ – Video

Protagonistët e pjesë së dytë kanë qenë Kane dhe Musiala. Anglezi ka kthyer në avantazh miqtë në minutën e 73-të pas një asisti të marrë nga Musiala, dhe ky i fundit ka fiksuar shifrat në 3-1 pas një asisti të marrë nga Kane.

Galatasaray [1] – 1 Bayern Munich – Mauro Icardi penalty 30′ (panenka) – Video

Galatasaray 1 – [2] Bayern Munich – Harry Kane 76′ – Video

Galatasaray 1 – [3] Bayern Munich – Jamal Musiala 79′ – Video

Bayern kryeson Grupin A me 9 pikë, ndërsa Galatasray është në vendin e dytë me 4 pikë.

Previous Post

Hiqej si emigrant shqiptar, arrestohet “Bosi i Ndraghetas” në Itali (EMRI)

Next Post

E SHPJEGUAR- 6 arsye se pse ‘SPAK vs Berisha’ është akt politik

Next Post
E SHPJEGUAR- 6 arsye se pse ‘SPAK vs Berisha’ është akt politik

E SHPJEGUAR- 6 arsye se pse ‘SPAK vs Berisha’ është akt politik

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
“Akuza politike ndaj Berishës”, Bardhi: Basha hesht ‘i detyruar’, koha do e provojë

Ja pse Kuvendi i Berishës është një qokë për Gazment Bardhin

November 30, 2023
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al