Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Buzi Store shet motorë elektrikë pa dokumenta”/ Qytetarët denoncojnë: Policia po na i sekuestron

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Buzi Store shet motorë elektrikë pa dokumenta”/ Qytetarët denoncojnë: Policia po na i sekuestron
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetar nga Elbasani ka ngritur një shqetësim për JOQ, duke denoncuar një situatë absurde që po u ndodh shumë qytetarëve që kanë blerë motorë elektrikë.

Sipas mesazhit të dërguar, policia në Elbasan ka nisur të ndalojë dhe të kërcënojë me sekuestro pronarët e motorëve elektrikë të patarguar. Problemi qëndron në faktin se qytetarët nuk janë në gjendje të marrin targa, pasi dyqanet ku i kanë blerë motorët nuk u kanë dhënë asnjë dokument përveç faturës së blerjes.

“Këtu policia ka filluar të ndalojë e kërcënojë me sekuestro të motorëve elektrikë që janë në qarkullim. Një prej tyre jam edhe unë.Pasi më rekomanduan për targimin e motorrit që kam blerë tek BUZI STORE, unë, si shumë të tjerë, shkova ta kryej këtë gjë. Por punonjësi më refuzoi sepse kërkonte dokument zhdoganimi etj., ndërkohë që dyqani më ka dhënë vetëm faturën e blerjes. Buzi nuk merr përsipër asgjë…As targuesi nuk merr përsipër asgjë…Si do bëjmë ne?! As e kemi vjedhur e as kemi bërë kontrabandë!” – shkruan qytetari.

Në këto kushte, qytetarët ndodhen në një “kurth burokratik”: nuk mund të vendosin targa pa dokumente që nuk i kanë marrë kurrë, ndërkohë që rrezikojnë sekuestrimin e mjeteve nga policia.

Sipas ligjit, edhe mjetet elektrike me shpejtësi mbi 25 km/orë dhe fuqi të caktuar duhet të regjistrohen dhe të pajisen me leje drejtimi. Por në mungesë të dokumenteve si numri i shasisë apo certifikata e zhdoganimit, shumë qytetarë janë në ngërç dhe pa rrugëzgjidhje.

Tags: BuziBuzi Storesekuestro
Previous Post

Shifrat/ Bashkitë shpërdorojnë taksat për paga personeli dhe lukse, ulen investimet

Next Post

Pas shembjeve në Theth, Rama publikon hartën e Shqipërisë me aplikantët e “Paketës së Maleve” – Ku do ndërtojnë oligarkët?

Next Post
Pas shembjeve në Theth, Rama publikon hartën e Shqipërisë me aplikantët e “Paketës së Maleve” – Ku do ndërtojnë oligarkët?

Pas shembjeve në Theth, Rama publikon hartën e Shqipërisë me aplikantët e "Paketës së Maleve" - Ku do ndërtojnë oligarkët?

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Një në pesë të rinj të moshës 12-17 vjeç janë ngacmcuar seksualisht online vetëm gjatë vitit të kaluar

Një në pesë të rinj të moshës 12-17 vjeç janë ngacmcuar seksualisht online vetëm gjatë vitit të kaluar

September 3, 2026
Luani i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Drejtori i Policisë tregon çfarë ndodhi në hotel “Regina”

Luani i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Drejtori i Policisë tregon çfarë ndodhi në hotel “Regina”

September 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al