Friday, June 13, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

Editor by Editor
June 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në 22 Maj të vitit 2025, Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur përfundimisht për shfuqizimin e një gjobe me vlerë 63 milionë lekë të reja (mbi 600 mijë euro), të vendosur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranë ndaj kompanisë “TDT & Partners”, e cila po ndërton kullën “Book Building”, pasi ka konstatuar ndërtimin pa leje të një kati shtesë me sipërfaqe 1800 m2 në parkimin e godinës në qendër të Tiranës.

Gjoba ishte vendosur në vitin 2022. E gjithë historia ka vënë në përplasje nga njëra anë Bashkinë e Tiranës, që drejtohej nga Erion Veliaj deri në arrestimin e tij, në shkurt 2025 dhe nga ana tjetër Këshillin e Rregullimit të Territorit, një strukturë që kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Është një nga ato përplasje ndërmjet dy njerëzve të fuqishëm, të cilat mundohen të fshihen nga sytë e publikut. Mes Ramës dhe Veliaj, në këtë rast, qëndron pronari i kompanisë ndërtuese, Dajlan Avdia, një ish-drejtues kompanish bastesh sportive, të shndërruar në biznesmen ndërtimi pas mbylljes së lojrave të fatit.

Kulla, 1800 m2 pa leje

Në Shkurt të vitit 2018, Këshilli i Rregullimit të Teritorit ka miratuar lejen e zhvillimit për objektin “Godinë Polifunksionare, 4, 5, 11, 21 kate me tre kate nëntokë “Book Building”, në rrugën “Abdi Toptani”, pranë Sahatit, në qendër të Tiranës, në favor të subjektit “Techno-Alb”.

Në bazë të këtij vendimi, Bashkia e Tiranë ka nxjerrë lejen e ndërtimit në dhjetor 2018, me subjekt zhvillues “Techno-Alb” dhe subjekt ndërtimor “TDT & Partners”, në pronësi të Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Punimet për ndërtimin e kullës në qendër të kryeqytetit.

 

Në foto: Kulla “Book Building” në qendër të Tiranës

Pas nisjes së gërmimeve, në momentin kur është arritur në nivelin (-3), të miratuar në leje, është konstatuar papërshtatshmëri e përbërjes gjeologjike. Bazuar në një raport ekspertize inxhinjerike, ndërtuesi vijon gërmimet deri në kuotën (-4), nën argumentin e sigurimit të një shtrese të mirë për mbajtjen e strukturës.

Këto punime, në një total prej 1800 m2 katrorë shtesë nga leja e ndërtimit, janë kryer në Prill 2020, kur e gjithë Shqipëria, si edhe pjesa më e madhe e botës, nuk lejohej të dilnit nga shtëpitë e tyre, për shkak të pandemisë Covid-19.

Përplasja Rama-Veliaj

Në dhjetor të vitit 2020, pas më shumë se 8 muaj nga kryerja dhe përfundimi i plotë i gërmimeve, kompania ndërtuese “TDT & Partners” aplikon në Bashkinë e Tiranës për leje për ndryshim projekti, duke kërkuar miratimin e katit shtesë të parkimit, në kuotën (-4).

Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Veliajt, në shkurt 2021, e refuzon kërkesën me argumentin se, nga dokumentacioni i vënë në dispozicion, rezulton se nuk plotësohen kriteret ligjore, si edhe për faktin që kërkesa i duhet drejtuar autoritetit që ka dhënë lejen, pra Këshillit të Rregullimit të Territorit (KKT).

Në foto: Kryeministri Edi Rama

Kompania ndërtuese i drejton KKT-së, e cila, me vendim e datës 10 qershor 2021 ka pranuar kërkesën e “TDT & Partners”, duke miratuar ndryshimin nga 3, në 4 numrin e kateve nëntokë.

Në foto: KKT, e drejtuar nga Rama, miratoi ndryshimin e “Book Building” në qershor 2021

Pas këtij vendim, shoqëria e Dajlan Avdias i drejtohet sërish Bashkisë së Tiranës në Tetor 2022 për “Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit me numër katesh nëntokë “4”.

Bashkia e Tiranës, e refuzon, me argumentin se “Tarifa e shqyrtimit të aplikimit nuk mund të përllogaritet pasi mungon preventivi i punimeve të sipërfaqes shtesë”.

Kompania e ndërtimit dërgon disa dokumenta shtesë dhe Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj e refuzon kërkesën për herë të dytë, me argumentin “preventivi i punimeve nuk është hartuar konform udhëzimit nr. 2/2003”.

Në foto: Kryebashkiaku (i arrestuar) i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

E gjithë kjo histori duket se ishte kthyer në një përplasje mes Edi Ramës, që miratoi shtesën e katit për kullën “Book Building” dhe Erion Veliajt që refuzonte lejen e ndërtimit për atë shtesë.

Gjoba

Pas dy aplikimeve të refuzuara, në 14 nëntor 2022, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Tiranës, i drejtuar në atë kohë nga Mariglen Qato, një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliaj, paraqitet në kantierin e “Book Building”, i cili gjendet fare pak metra nga godina e Bashkisë së Tiranës.

Inspektorët ndërtimor konstatojnë 1800 m2 në kundërshtim me lejen e miratuar në katin e katërt nëntokë të kullës dhe morën vendim për gjobitjen me 63.350.000 lekë të reja, si edhe vendim “Për prishjen e objektit të kundërligjshëm”.

Në foto: Ish-kryeinspektori Ndërtimor i Bashkisë Tiranë (tashmë i arrestuar), Mariglen Qato

Me lejen e Ramës nga njëri xhep dhe me gjobën e Veliajt në xhepin tjetër, shoqëria “TDT & Partners” i drejtohet Gjykatës Administrative Tiranë, në të cilën kundërshton vendimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Gjykatat “e buta” me Kullën

Në tetor të vitit 2023, trupa e gjykatës administrative të Tiranës pranoi kërkesën e ndërtuesit dhe shfuqizoi gjobën mbi 600 mijë euro për kompaninë e Dajlan Avdias.

Sipas atij vendimi, të konsultuar nga “Boldnews.al”, gjykata ka vlerësuar se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur gjobën përtej afateve ligjore.

Siç argumentohet në vendim, gjoba është vendosur “në kundërshtim me përcaktimet e nenit 17, të ligjit nr. 10279/2010 “Për kundravajtet administrative”, pasi shqyrtimi i kundërvajtjes është bërë në tejkalim të afatit të parashikuar nga ligji”.

Gjykata Administrative e Tiranës ka theksuar se ligji parashikon që “shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet brënda 30 ditëve nga data e konstatimit tësaj, por jo më vonë se 6 muaj pas kryerjes së kësaj kundërvajtjeje”.

Në foto: Gjykata e Apelit Administrativ shfuqizoi përfundimisht gjobën për kullën “Book Building

Nga aktet e dorëzuara në gjykatë, rezulton se kati shtesë (kati i katërt nëntokë) është kryer në periudhën prill-maj 2020, ndërkohë që gjoba nga Inspektorati i drejtuar nga Mariglen Qato është vendosur në dhjetor 2022, pra më shumë se një vit e gjysëm pas kryerjes së shkeljes.

Bazuar në argumenta të ngjashme, edhe Gjykata e Apelit Administrativ ka lënë në fuqi vendimin për shfuqizimin e gjobës për kompaninë e Kullës, në 22 Maj 2025.

Kati pa leje i kullës “Book Building” është aty. Janë rreth 1800 m2 shtesë në parkim, të cilat, natyrisht, shndërrohen në përfitim te konsiderueshëm për kompaninë ndërtuese. Por, e gjithë shkelja u legjitimua nga vonesa e gjobitjes nga ana e inspektoëve të Bashkisë së Tiranës.

/Boldnews.al/

Tags: Book BuildingDajlan Avdiaedi ramaerion veliajGlendi AbdikullaTDT & PartnersTechno-Alb
Previous Post

Kosova shpreh gatishmërinë për të pranuar emigrantët e dëbuar nga SHBA

Next Post

Zyrtari në Bulqizë godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve, përplasja për një karrige të dëmtuar

Next Post
Zyrtari në Bulqizë godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve, përplasja për një karrige të dëmtuar

Zyrtari në Bulqizë godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve, përplasja për një karrige të dëmtuar

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tentoi të shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

Tentoi të shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të

June 12, 2025
Tension para FSHF, Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së

Tension para FSHF, Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së

June 12, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al