Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Bomba’ në Kuvend/ A është kapur në përgjime korrupsioni burri prokuror i Ermonela Felajt?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
‘Bomba’ në Kuvend/ A është kapur në përgjime korrupsioni burri prokuror i Ermonela Felajt?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një debat me një gjuhë të koduar këtë të mërkurë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u ngritën akuza për korrupsion ndaj bashkëshortit prokuror të deputetes socialiste Ermonela Felaj.

Akuzat i bëri kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, i cili foli për “bluzë, lekë dhe korruptim prokurori” gjatë debatit me ligjvënësen socialiste Ermonela Felaj. Ai përmendi se ka një dosje hetimore dhe paralajmëroi se deputetja do të thirret për të dhënë sqarime për çështjen nga autoritetet ligjzbatuese.

“Unë mund të them ty për blerjen e bluzës të Toptani, që pastaj del … e pra, e di ti! Bluze te Toptani dhe pastaj korruptojmë prokurorin që të lirojmë personin. Prit, prit, se do kesh shumë mundësi të japësh sqarime dhe për këtë”, iu drejtua Bardhi-Felajt, i cili nisur nga akuzat, lë të kuptohet se ka dijeni për një rast korrupsioni për të cilin ekzistojnë edhe përgjime.

“Unë s’kam një dosje Ermonela, të kem dalë me bluze, Toptani, Lekët, mbyllje çështjesh, unë nuk kam të tilla raste”, shtoi ai.

Fjalori i koduar i Bardhit duket se i drejtohet bashkëshortit të deputetes socialiste, Bledar Valikaj, prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Akuza të ngjashme ndaj Valikajt ka pasur edhe më herët nga Bardhi, Partia Demokratike dhe në raportime mediatike.

“… Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit… Yt shoq, vetëm me çështjen e rimbursimit të TVSH-së ka marrë rryshfet 1.5 milionë euro nga 4 biznese. Kjo je ti, ti je një familje hajdute”, i tha Bardhi-Felajt gjatë një seance në parlament në korrik të vitit të kaluar.

Në mars të vitit 2019, nga oficer i policisë gjyqësore, Bledar Valikaj u gradua prokuror në Tiranë nga KLP përmes një procedure të  diskutueshme. “Antikushtetuese”, sipas Partisë Demokratike. Edhe pse prokuror prej pesë vitesh, Bledar Valikaj nuk i është nënshtruar ende rivlerësimit nga organet e vetingut. Ky fakt është përdorur po ashtu nga opozita në akuzat drejtuar deputetes Felaj.

Ushtrimi i detyrës së disa të afërmeve të ligjvënëses pranë prokurorisë së Tiranës përveç bashkëshortit, ka qenë gjithashtu një tjetër “patate e nxehtë”. Kreu i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar deputeten Felaj “simboli i nxirë i kapjes së drejtësisë shqiptare”, duke iu referuar punësimit të katër familjarëve të ligjvënëses në organin e akuzës së kryeqytetit (përveç bashkëshortit edhe motra, vëllai dhe kunata e deputetes Felaj).

“Nuk ka tallje më të madhe, nuk ka cinizëm më ekstrem që 4 familjarë të Felajt kryesojnë debatin për kapjen e institucionit në Prokurorinë e kryeqytetit”, tha kryedemokrati në një deklaratë për mediat në korrik të vitit të kaluar.

Shqetësime për çështjen kanë shprehur dhe ekspertë të fushës, si edhe disa anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucion që ka miratuar emërimet e familjarëve të Felajt. Deputetja ishte edhe firmëtare e ndryshimeve ligjore në vitin 2019, që i hapën rrugë punësimit të familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës.

Tags: Bledar ValikajErmonela Felajgazment bardhikuvend
Previous Post

Zhduket e mitura në Korçë

Next Post

Super-grabitja e Rinasit, Talo Çela dyshoi se Admir Murataj u “vra” nga “greku i vogël”

Next Post
Super-grabitja e Rinasit, Talo Çela dyshoi se Admir Murataj u “vra” nga “greku i vogël”

Super-grabitja e Rinasit, Talo Çela dyshoi se Admir Murataj u “vra” nga "greku i vogël"

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

“Po të erdhi keq, shoqëroi nëpër shpia”, dy efektivë policie zihen me njëri-tjetrin gjatë protestës/ Video

October 19, 2026
Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al