Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BIRN: Investimet për turizmin në Durrës, nxisin akuza për përfitime elektorale

Editor by Editor
May 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
BIRN: Investimet për turizmin në Durrës, nxisin akuza për përfitime elektorale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi.

I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e natës së qytetit gjatë sezonit veror.

“Në shëtitore do të ketë edhe hapësira të tjera që do të i japin shumë adrenalinë turizmit, shëtitjeve të pasdites, fundjavës e jetës së natës,” u shpreh Rama, i cili vuri theksin te potenciali ekonomik i punimeve.

Projekti në shëtitoren “Taulantia”, një zonë që ka kaluar disa herë nën rikonstruksion gjatë dekadës së fundit, është vetëm një nga disa punime që po kryhen paralelisht në zona të tjera bregdetare. Punime të ngjashme po zhvillohen në Plazhin e Madh dhe në segmentin nga “Nyja e Shkozetit” deri te “Stacioni i Trenit,” si dhe në zona periferike që vuajnë prej vitesh nga mungesa e infrastrukturës.

Por për rivalët e tij politikë, koha e këtyre investimeve nuk është e rastësishme. Opozita ka denoncuar projektet si “punime elektorale” të nxituara nga përllogaritje politike që, në vend të përmirësojnë përvojën turistike, shkaktojnë rrëmujë, kaos dhe ndotje në prag të sezonit turistik.

Kandidatët e opozitës në qytetin bregdetar e akuzojnë qeverinë për përdorim të fondeve publike në funksion të fushatës, duke vënë në pikëpyetje jo vetëm qëllimin e projekteve, por edhe efikasitetin dhe planifikimin e tyre.

“Në fillim të sezonit turistik dhe në mes të fushatës, bashkia Durrës shpartallon shëtitoren në zonën ku ndodhen restorantet”, shkroi në një postim në media sociale Oerd Bylykbashi, kandidati i koalicionit opozitar për Qarkun e Durrësit.

E pyetur nga BIRN, bashkia e Durrësit tha në një përgjigje me shkrim se punimet rehabilituese në zonën e plazhit nuk ishin të lidhura me fushatën zgjedhore.

“Bashkia Durrës ndër vite ka marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës në zonat e plazhit, duke realizuar rehabilitimin e rrugëve në të gjithë elementët e saj, ndriçim, kanalizimet, etj”,” tha ajo.

Rama po kërkon një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe Durrësi konsiderohet si një nga qarqet kryesore ku do të vendoset se kush do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme.

Të dhënat nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës tregojnë se mbi 1,200 biznese janë të lidhura me turizmin bregdetar. Sipas Bashkisë së Durrësit, rreth 1.5 milionë vizitorë kanë vizituar qytetin vitin e kaluar, dhe autoritetet synojnë që kjo shifër të rritet në sezonin e ardhshëm.

“Çdo vit rikonstruksionet fillojnë në prag të sezonit, duke krijuar bllokime rrugësh, pluhur dhe rrëmujë urbane,” tha Artan Luku, kandidat i Aleancës për Shqipërën Madhështore. Ai shtoi se vizitorët nuk vijnë për të parë ekskavatorë, por për përvojë relaksuese, e cila sipas tij mungon në shumicën e plazheve.

“Shumë destinacione atraktive humbin vlerën e tyre vetëm për shkak të mungesës së rrugëve funksionale, ndriçimit dhe sinjalistikës,” tha Luku.

Përfaqësues nga mazhoranca i hedhin poshtë kritikat. Klodiana Spahiu, kandidate e Partisë Socialiste, tha se puna është planifikuar me kohë dhe po kryhet në periudhën më të përshtatshme. “Gjatë dimrit punimet janë të pamundura për shkak të kushteve të motit,” tha ajo.

Spahiu theksoi se faza e dytë e shëtitores së Plazhit të Madh po i afrohet përfundimit dhe pritet të mbyllet brenda muajit maj. Sipas saj, projektet janë përshëndetur nga qytetarët, ndërsa infrastruktura rrugore në qytet është përmirësuar ndjeshëm falë investimeve të bashkisë dhe fondeve të qeverisë.

Artan Kacani, kandidat për deputet në Durrës nga partia “Lëvizja Bashkë”, i cili me profesion është urbanist, tha se projektet e qeverisë shpesh mungojnë në koherencë dhe vizion.

“Bizneset lokale janë ndër viktimat kryesore të kësaj situate,” theksoi Kacani. “Mungesa e infrastrukturës jo vetëm që ul ndjeshëm numrin e turistëve që zgjedhin të vizitojnë zona më të izoluara, por dekurajon edhe investimet e reja”, përfundoi ai./ Reporter.al

Previous Post

Zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Dritan Rexhepin dhe të tjerët

Next Post

44 kallëzime për krime zgjedhore/ Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Next Post
44 kallëzime për krime zgjedhore/ Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

44 kallëzime për krime zgjedhore/ Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë

May 9, 2025
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al