Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme ku një 65-vjecar gjatë procesit të punës në një fabrikë përpunimi vaji ka rënë ka skela në fshatin Vajkan në Fier. 65-vjecari me iniciale T. C është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTE
Rreth orës 13:40, dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan. Si pasojë, ai është dërguar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.