Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Besmir Beja i doganave nuk arkëton miliardat që Bankers Petroleum i detyrohet shtetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një dokument zyrtar i Degës së Doganës Fier ka nxjerrë në pah një skandal të rëndë financiar që ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si administrata doganore po trajton një nga detyrimet më të mëdha fiskale në vend.

Në qendër të akuzave është drejtori i përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për mosveprim në lidhje me arkëtimin e mbi 12.3 miliardë lekëve detyrime dhe penalitete nga kompania Bankers Petroleum.

Sipas dokumentacionit zyrtar, Dogana e Fierit ka shpallur kompaninë debitore për 3.095.566.890 lekë detyrim akcize dhe 9.286.700.670 lekë penalitete, duke e çuar totalin në shifrën marramendëse prej mbi 12.3 miliardë lekësh. Megjithatë, pavarësisht procedurave të nisura dhe ekzistencës së një urdhri ekzekutimi nga Gjykata Administrative e Lushnjës, detyrimet vijojnë të mos arkëtohen.

“Siç jeni në dijeni, nga ana e Degës së Doganes Fier, është proceduar me materializimin e Vendimit të kontabilizimit të detyrimeve të akcizes nr.98, me nr.4055/2 Prot., datë 20/10/2025, sipas të cilit, subjekti “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” është shpallur debitor për detyrimin e akcizës, në shumën 3.095.566.890 lekë, bazuar në nenin 85/2 te Ligjit nr.61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe është penalizuar në masën e trefishit të detyrimit fiskal te papaguar, në shumën 9.286.700.670 lekë, bazuar në nenin 87/2 të Ligjit nr.61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar).”– thuhet në dokument

Në dokumentin e publikuar nga Timoni.al  thuhet se janë kryer njoftime për pagesë, kërkesa për likuidim vullnetar dhe procedura për rikuperim me forcë. Por në mënyrë absurde, kërkesa për ekzekutim nuk ka përfunduar në përmbarim, pasi rezulton të jetë dërguar gabimisht në sekretarinë e gjykatës “nga gabimi njerëzor”.

“Më tej, proceduam me shkresën nr.4505/3 Prot., date 22/12/2025 me lëndë “Kerkësë – Për ekzekutimin në mënyrě të detyrueshme të Urdhërit të Ekzekutimit nr.488 Vendimi, datë 09.12.2025″, drejtuar Zyrës Përmbarimore Fier, por, si pasojë e gabimit njerëzor nga sekretaria, shkresa është përcjellë pranë sekretarisë së Gykates Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë dhe jo pranë Shërbimit Përmbarimor.”– thuhet në dokument.

Ndërkohë, në vend që shteti të insistonte në mbledhjen e plotë të detyrimeve dhe penaliteteve, është lidhur një akt-marrëveshje vetëm për shlyerjen progresive të principalit, ndërsa miliardat në penalitete mbeten pezull dhe pa asnjë garanci reale arkëtimi.

Dokumenti krijon pamjen e një administrate të paralizuar, ku dosjet sorollaten nëpër zyra, procedurat zvarriten dhe urdhrat e ekzekutimit “humbasin” rrugës, ndërsa buxheti i shtetit humbet miliarda lekë.

“Dega e Doganës Fier, në vijim të trajtimit të korespondencës voluminoze shkresore, takimeve të zhvilluara në ambientet e Drejtorisë së Pergithshme të Doganave, si dhe në vijim të shkresës tonë me lendë “Për procedim të mëtejshëm”, ka qenë në pritje te trajtimit te probiematikës mbi trajtimin nga organi epror për zbatimin e nenit 106 të Ligjit nr.61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar).

Në përfundim, duke marrë në konsideratë sa më sipër, si dhe faktin se aktualisht është lidhur akt-marrëveshja për arkëtimin progresiv të principalit, ndërkohë që penaliteti mbetet i pambuluar, kërkojme orientimin tuaj të shprehur lidhur me vijimin ose jo të procedurave për ekzekutimin e detyrueshëm të Urdhrit të Ekzekutimit nr.488 Vendimi, datë 09.12.2025 pranë shërbimit përmbarimor kompetent.

Kjo kërkesë paraqitet në kushtet kur afatet e parashkrimit të gjobës janë të kufizuara dhe çdo vonesë e mëtejshme mund të cënojë interesat fiskale të administratës doganore.”– theksohet në kërkesë.

Pyetjet që kërkojnë përgjigje janë të drejtpërdrejta:

Pse nuk është çuar deri në fund ekzekutimi i këtij borxhi kolosal? Kush po pengon përmbarimin ndaj kompanisë? Dhe pse administrata doganore po dështon të mbrojë interesin publik përballë një detyrimi kaq të madh?

Tashmë mbetet në dorën e SPAK të verifikojë nëse kemi të bëjmë me paaftësi administrative apo me një skemë të mirëorganizuar për të zvarritur dhe shmangur arkëtimin e miliardave që i detyrohen shtetit shqiptar.

Tags: Besmir BejaDegës së Doganës Fierdrejtori i përgjithshëm i Doganavekompania Bankers Petroleum
Previous Post

Trafiku në rrugën Tiranë-Durrës, Karakaçi: Do shembim mbikalimin e Rinasit

Next Post

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë

Next Post
Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë

Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al