Monday, May 19, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Berisha: Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta

Editor by Editor
April 6, 2024
in POLITIKE
0
Berisha: Veliaj e palosi Ramën për 35 minuta
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj?” Kjo është pyetaj retorike që kreu i PD-së, Sali Berisha u drejtoi protestuesve gjatë fjalimit të sotëm nga dritarja e banesës së tij.

Në lidhje me qëndrimet që mbajtën sot kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, Berisha u shpreh se kjo dëshmoi edhe një herë se ata janë hajdutë të pandarë. Sipas liderit demokrat, Veliaj doli me një pafytyrësi ekstreme dhe filloi të bëjë avokatinë e drejtorëve hajdutë duke i paraqitur si heronjtë e Tiranës.

Berisha shtoi më tej se njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet për arratisjen e zëvendësit të tij, Arben Ahmetajt. Sipas kreut të PD_së, brenda një kohe rekord, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

Berisha deklaroi se Edi Rama ishte 100% dakord me Veliajn, pasi kryebashkiaku e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj të inceneratorit.

Sali Berisha: Vetëm beteja pa kthim, se vetëm mosbindja civile do mund të shpëtojnë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Dy ditë më parë, ju nisët një betejë tek Bashkia e Tiranës, e iniciuar nga Aleanca për Teatrin. Me këtë betejë ju sensibilizuat shqiptarët për modelin më të pashembullt të vjedhjeve që ka instaluar në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Të vjedhjes jo më me përqindje, por të vjedhjes 100 përqind të fondeve të prokurimeve publike. Të vjedhjes së këtyre fondeve nga drejtorët hajdutë dhe kryehajduti i tyre, Erion Veliaj. Ky akt është i paregjistruar përveçse në rastin e zhdukjes të 130 milionë eurove po në Bashkinë e Tiranës, po në djegësin e Tiranës, pa u investuar asnjë qindarkë. Zhvillimet e këtyre dy ditëve dëshmojnë se sa e fuqishme, sa e pazgjidhshme është aleanca e krimit e këtyre pushtetarëve. Dhe se ajo ka vetëm një zgjidhje: betejën tuaj, fitoren tonë! Sot ju keni dëgjuar aq sa nuk keni dëgjuar ndonjëherë në 32 vite në një ditë. Sot, kryebastardi dhe kryehajduti i Tiranës u tha qytetarëve se pronarët, punonjësit, drejtorët e tij të bashkisë, të cilët me kompaninë 5D, vodhën 100 përqind të prokurimeve, janë heronjtë e zinj të qytetit. Po ai doli para jush në një pafytyrësi ekstreme dhe filloi të bëjë avokatinë e tyre. T’i paraqesë ata si heronjtë e kryeqytetit, transformatorët e mëdhenj. Individë pa moral, që nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveçse vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme. Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur. Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam. Guxo po deshe të matemi. Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë! Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im. E paimagjinueshme! Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn. A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve? Nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë.

Jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj. Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte. Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve. Pra, të dashur miq ju patë një pengmarrje absolute, reciproke. A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion Veliaj? Ç’na mbetet ne? Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies? Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë. Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë. Këto zhvillime të sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj, mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë.

Previous Post

Leverkuseni një hap larg titullit, Bayerni pëson humbjen e turpshme

Next Post

Lidi si vëllai i Heidit, misioni që prodhoi teori ‘konspirative’!

Next Post
Lidi si vëllai i Heidit, misioni që prodhoi teori ‘konspirative’!

Lidi si vëllai i Heidit, misioni që prodhoi teori ‘konspirative’!

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti trondit Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në juglindje të Shqipërisë

Tërmet i fortë në Greqi

May 18, 2025
Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

Vijon numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit në Tiranë! Ja si renditen kandidatet

May 18, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al