Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha sqaron pse nuk futi në listën e mbyllur Sulën dhe Alimehmetin: Nuk kishte vend

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha sqaron pse nuk futi në listën e mbyllur Sulën dhe Alimehmetin: Nuk kishte vend
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shtjelloi pse nuk futi në listën e mbyllur Dashnor Sulën dhe Ilir Alimehmetin, ndonëse ishin më të votuar në Primare.

I ftuar në Top Story, Berisha tha se në vend të tij u vendos Klodjana Çapja, gruaja më e votuar nga Primaret në qarkun e Elbasanit, teksa shpjegoi se ka një standard në vendosjen e merave në lista.

Në lidhje me Ilir Alimehmetin, kryedemokrati tha se nuk kishte vend në listën e mbyllur.

Pjesë nga diskutimi:

Rakipllari: Jeni rikthyer me mision për të sjellë demokratët në pushtet, apo jo?

Berisha: Pak më gjerë. Kam kthyer për të ndaluar këtë te keqe dhe për të bashkuar PD-në.

Rakipllari: Nga kjo pikëpamje, lista e Tiranës ka dy probleme. Lista e mbyllur nuk është guxuese, është listë e viteve 2000, nuk është  e dekadës tani. Ju në rikthimin tuaj në krye të PD premtuat se kandidatët do zgjidheshin me Primare, ju këtë kriter nuk e zbatuat, ato që ishin në krye nuk janë në listë. Pse nuk guxuat me një listë me kandidatë të rinj dhe pse nuk zbatuar atë që thatë?

Berisha: Kjo është vetëm aparencë. Nëse studiojmë atë listë del ndryshe, në listën e mbyllur janë kryetari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë që ka një rol të pazëvendësueshëm. Vokshi ka një përkushtim shumë të madh dhe efeciensë të madhe. Është Topalli, pra, ka qenë kryetare parlamenti dhe koordinatore për diasporën. Është Belind Këlliçi, Klevis Balliu, më i votuari i kandidatëve në Tiranë.

Rakipllari: S’mund të kishit të rinj që frymëzoni të rinjtë?

Berisha: Është vetëm një ministër, që është Flamur Noka. Është dhe Mediu që është aleat. Po të shkosh në parlament kudo në botë, gjen deputetë të rinj, por ka dhe deputetë të vjetër. Paloka kaloi një jetë të tërë në politikë. Edi Paloka, një gazetar i ditëve të para të lëvizjes, është kryetari i Parlamentit të PD, për këtë arsye u vendos në atë pozicion. Këlliçi është i ri, Besart Xhaferi, Klevis Balliu, Tedi Blushi.

Më i votuari në Elbasan ishte Dash Sula nga meshkujt, por ishte dhe Çapja nga gratë. Për gratë ke një standard tjetër dhe je i detyruar të vendosësh 1 në 3, grua. Klodiana Çapja doli më e votuara nga gratë në qarkun e Elbasanit.

Rakipllari: Berisha premtoi ‘do i vendosni ju me Primare’. Pse nuk është Hysen Kadiu. Alimehmeti pse nuk është në listën e mbyllur, Tabaku…

Berisha Ishte, por s’kishte vend ku ta vije, lista ishte me 12  vende. E meritonte Kadiu, por s’kishte vende. Edhe nga ata në listë ke Primare.

Rakipllari: Pse Igli Cara po, dhe Dash Sula jo?

Berisha: E fitoi me garë Cara. Sepse në vend të Dash Sulës u vendos një zonjës e cila është Klodjana Çapja.

Previous Post

Kryemadhi: Basha ka qenë shkak për divorcin tim me Metën

Next Post

Alarmi i prodhimit, industria dhe bujqësia hyjnë në recesion

Next Post
Alarmi i prodhimit, industria dhe bujqësia hyjnë në recesion

Alarmi i prodhimit, industria dhe bujqësia hyjnë në recesion

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

July 22, 2026
Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al