rëndësishëm i dekadës së fundit, ai ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i pandehur kryesor në dosjen “Partizani”. Kreu i PD-së akuzohet për atë që njihet si “kapja e shtetit”, pasi dyshohet se vuri në funksion të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të gjitha strukturat shtetërore për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Berisha i ka mohuar akuzat, por tashmë dosja është në gjykim dhe ditën e sotme do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore.
Treshja gjykuese përbëhet nga Elsa Ulliri, kryesuese, dhe Bibë Ndreca e Rudina Palloj si anëtare. Seanca e sotme pritet të jetë interesante për faktin se avokatët do të paraqesin kërkesat paraprake, që nga kërkesat për përjashtim të gjyqtarëve nëse ka, kërkesa për pavlefshmëri aktesh, e deri te lista e dëshmitarëve.
Krahas të pandehurit kryesor, Berisha, në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, si dhe Andia Pustina.