Bekim Balaj u shpall fituesi i “Topit të Artë 2024”.
Sulmuesi nga Shkodra e mori çmimin për paraqitjen e tij gjatë vitit që shkoi. Vlerësimi iu dha në ceremoninë e mbajtur dje.
“Realisht një vit i gjatë me shumë mundim dhe sakrifica, por dua të falënderoj të gjithë ata që më votuan dhe besuan tek unë. Një falënderim shkon për Vllazninë dhe qytetin e Shkodrës që më ka dhënë shumë dhe do të jem borxhli gjithë jetën”, u shpreh Balaj.