Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkim Ulaj vë “maskën” dhe zhvat 31 MILIARDË LEKË, merr By Passin e Tiranës me firmën e Gentian Gjylit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Bashkim Ulaj vë “maskën” dhe zhvat 31 MILIARDË LEKË, merr By Passin e Tiranës me firmën e Gentian Gjylit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkim Ulaj godet sërish në shenjë me kompaninë “4 A-M” shpk (e cila në letra është në pronësinë e Ardit Metaliajt). Super tenderi i fituar është me vlerë 31 miliardë lekë! Kompania do të ndërtojë një nyje të By pass-it të Tiranës Kashar-Mullet. Pra, aty ku mbaron koncesioni Thumanë- Kashar nis ky projekt i ri që do të zgjasë dy vjet.

Pa bërë zhurmë, teksa në sfond dëgjohej bubullima e kryeministri që heq tendat e lokaleve, Gentian Gjyli, drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, bëri tenderin. Dhe tashmë ka nisur fluksi i parave nga Thesari i Shtetit në drejtim të “4 A-M” shpk. Një çudi më vete është fakti që drejtori është marrë i pandehur nga SPAK për vjedhjen e tenderave, ndërkohë vazhdon firmos kontratat më të shtrenjta të paguara nga buxheti i shtetit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr Faza I”.

Më konkretisht, objekti është pjesë e ndërtimit të Unazës së re të Tiranës (Kashar-Vaqarr-Mullet) dhe integrimi i saj me dy autostradat. Ai synon në veçanti të çlirojë nga mbingarkesa e trafikut në zonat qendrore të qytetit të Tiranës për shkak të trafikut të tranzitit që hyn në qendër të qytetit.

Fondi Limiti përllogaritur për projektin është 3 332 478 923,00 lekë pa TVSH. Ndërkaq prokurimi me vlerën e lartë monetare u shpall më 28 korrik 2025 dhe u mbyll me shpejtësi brenda 1 muaji, ndërsa kontrata është firmosur më 2 shtator 2025.

Vlera totale e kontratës me TVSH, sipas dokumentit të mësipërm është 3155531076.74 lekë. Operatori ekonomik kontraktues “4 A -M” SHPK, me sa duket i paracaktuar për ta marrë këtë kontratë, është ndihmuar edhe nga komisioni i Gentian Gjylit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertes me vlerë më të ulët”, kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Për shkeljet e gjetura, procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Edhe pse kishte oferta 220 milionë lekë më të ulëta ( dokumenti më poshtë) komisioni vazhdoi sipas porosive duke spastruar konkurrencën.

Në listën e pjesëmarrësve të skualifikuar shohim firma që janë të sprovuara në tendera të tillë dhe nuk do ta kishin problem të përmbushnin kërkesat e tenderit. Madje administratori i njërës prej kompanive ka paraqitur një propozim ironik. Oferta e kompanisë “PE-VLA-KU” shpk është më e lartë se sa fondi limit i përcaktuar.

Dora e padukshme pas kompanisë që nuk pyet për ligjin

Kompania “4 A-M” shpk është kapur mjaft herë në shkelje të ligjit, por urdhrat politikë e kanë nxjerrë nga balta. Dihen marrëdhëniet dhe lidhjet e shkurtra të Bashkim Ulajt me kryeministrin Rama, prandaj gjithnjë ka qenë e garantuar mbështetja për kompaninë që njihet si “maska” e tij.

Pasi shpëtoi pa i hyrë gjemb në skandalin me “Dh-Albania” (ku kishin gisht njerëzit e Bashkim Ulajt) oligarku vendosi të angazhojë më shumë “4 A-M” shpk dhe ta lërë në hije kompaninë “Gener 2” shpk.

Shkeljet e shumta që bëheshin në favor të kompanisë “4 A-M” ranë edhe në dorën e KLSH.

Në nëntor të vitit 2021, KLSH zbuloi shkelje të shumta në tenderin mbi 3 milionë euro të Bashkisë Tropojë dhe kallëzoi në SPAK kryebashkiakun e Tropojës, si edhe 8 zyrtarë të tjerë të institucionit në Prokurorinë e Tropojës. “Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) nuk e ka konstatuar faktin se ky Operator Ekonomik (4-AM) ka paraqitur deklarim të rremë në këtë procedurë prokurimi”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por, pavarësisht këtij kallëzimi Agjencia e Prokurimit Publik (APP) nuk mori asnjë masë. Madje në vitin 2022, APP mori vendimin që të mos pranojë këtë kërkesë të KLSH.

Koha tregoi se KLSH kishte të drejtë, ndërsa APP si një institucion i politizuar vepron me urdhra nga lart. Në prill 2024, SPAK e çoi këtë dosje në gjykatë. U vërtetua se funksionarët e bashkisë Tropojë me vendimmarrjen e tyre kanë favorizuar në procedurën e rikonstruksionit të gjimnazit “Asim Vokshi”, subjektin  “4 A-M” që zotërohet nga Ardit Metaliaj. Tre të pandehurit, ish-zyrtarë të bashkisë Tropojë kanë pranuar autorësinë e krimit duke lidhur marrëveshje pranimi fajësie me SPAK.

Si përfundim, qysh nga skandali i “Dh Albania” që lidhet me Unazën e Madhe të Tiranës, nuk ka ndryshuar asgjë: I njëjti oligark që lëviz fijet në prapaskenë, i njëjti institucion që bën tenderat e rrugëve, e njëjta ministri… Skena është disa kilometra më tej, është një drejtor tjetër që po firmos dhe një ministre tjetër që e kontrollon vartësin. Fatura për buxhetin e shtetit për momentin është 31 miliardë lekë!

/Gijotina.com/

Tags: “4 A-M”4 A-M shpkARHBashkim UlajGentian Gkylitender
Previous Post

Gjashtë bashki shkojnë në zgjedhje të parakohshme

Next Post

Vrasja e aktivistit të njohur në SHBA, FBI publikon fotot e para të personit të dyshuar

Next Post
Vrasja e aktivistit të njohur në SHBA, FBI publikon fotot e para të personit të dyshuar

Vrasja e aktivistit të njohur në SHBA, FBI publikon fotot e para të personit të dyshuar

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

July 20, 2026
I dënuar për drogë, arrestohet shqiptari në Itali pas 14 vitesh

I dënuar për drogë, arrestohet shqiptari në Itali pas 14 vitesh

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al