Friday, June 13, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkia e Tavos si “Kartel Familjar”/ Kryebashkiaku gati për SPAK? Roli i Dashnor Llazajt

Editor by Editor
June 12, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Bashkia e Tavos si “Kartel Familjar”/ Kryebashkiaku gati për SPAK? Roli i Dashnor Llazajt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores së kontestuar të Vangjel Tavos si kryetar i Bashkisë Himarë nën siglën e Partisë Socialiste, duket se pasojat financiare për taksapaguesit kanë nisur të konkretizohen. Një tender publik me vlerë të konsiderueshme – 1.62 miliardë lekë – është shënuar me “flamur të kuq” nga Open Data Albania, një sinjal i qartë për rrezik të lartë abuzimi dhe korrupsioni në procedurë.

Sipas dokumentacionit të prokurimit, objekti i kontratës është përmirësimi i ndriçimit rrugor me llamba LED në qytetin bregdetar. Por, përtej qëllimit teknik të tenderit, vëmendjen e tërheq mënyra e ndarjes së fondeve dhe përzgjedhja e fituesit, që ngre shqetësime serioze për mungesë transparence dhe favorizim.

Tenderi, i zhvilluar më 5 maj 2025, përfshinte vetëm dy operatorë ekonomikë. Por njëri prej tyre – bashkimi i operatorëve “HTM” shpk & “BE-IS” shpk – u skualifikua menjëherë nga komisioni, duke i hapur rrugë të sigurt fitores së kompanisë “A.91” shpk, në pronësi të biznesmenit Dashnor Lazaj, një emër që njihet për lidhjet e tij të afërta me Tavon.

Skualifikimi i ofertës me vlerë më të ulët – një shkelje klasike e konkurrencës së lirë – i ka kushtuar arkës së bashkisë të paktën 44 milionë lekë më shumë. Oferta e kompanisë së skualifikuar ishte 141.6 milionë lekë pa TVSH, krahasuar me 145.3 milionë lekë që u shpallën fituese.

Për më tepër, ekzistojnë dyshime të forta për aftësinë teknike dhe ligjore të kompanisë “A.91” për të kryer këtë kontratë. Nga verifikimi në QKB, rezulton se subjekti nuk ka një licencë aktive të vlefshme nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në kushte normale, kjo do ta përjashtonte automatikisht nga gara. Por në Bashkinë Himarë e drejtuar nga Tavo, rregullat duken se vlejnë vetëm për “të tjerët”.

Ky është vetëm një nga shembujt që ngrenë shqetësime serioze për përdorimin e fondeve publike si mjet klientelizmi dhe shpërblimi elektoral. Dhe në këtë rast, fatura bie mbi qytetarët e Himarës dhe buxhetin shtetëror, ndërsa ligji dhe standardet e transparencës mbeten sërish në hije.

Tags: Bashkia HimarëDashnor LlazajtspaktenderVangjel Tavo
Previous Post

Meta e ‘pëson’ pas intevistës televizive, nuk do i lejohen aktivitet sportive për 10 ditë në burg

Next Post

Evgjenia e ILDKPI, 2.2 milionë euro për zyra luksoze dhe 40 inspektorë plus, për të fshehur pasuritë e vjetra të pushtetarëve

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

June 13, 2025
DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve

DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK 3 javë para zgjedhjeve

June 13, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al