Saturday, June 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkëshortes së ish-luftetar të UÇK-se i refuzojnë Pasaportën Shqiptare

Editor by Editor
November 2, 2023
in AKTUALITET
0
Bashkëshortes së ish-luftetar të UÇK-se i refuzojnë Pasaportën Shqiptare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm një muaj më parë, në tetor 2023, qeveria lehtësoi procedurat për marrjen e nënshtetësisë shqiptare për të gjithë sportistët e talentuar të cilët duan të përfaqëojnë Shqipërinë në evenimentet sportive europiane dhe botërore. Por, e njejta gjë nuk vlen për shqiptarët që kanë kontribut patriotik. I tillë është rasti i ish-luftëtarit shqiptar të UÇK-së, Meçan Zotaj.

I lindur në Mallakastër, me pasaportë shqiptare, Zotaj akuzon qeverinë se nuk po i jep bashkëshortes së tij shqiptare të Kosovës, nënshtetësinëedhe pse kanë mbi 23 vjet martuar.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Zotaj deklaron se madje në Presidencë i kanë vonuar me 10 muaj dokumentacionin, në mënyrë që atyre t’i kalojë afati i vlefshmërisë.

Shkrimi i plotë i Meçan Zotajt:

“Lajmi më dëshpërues që më ka ardhur nga Shqipëria ishte para dy ditësh.
I martuar me Luljeta Kadri Aliu, shtetasen kosovare prej 1 shtatorit 2000, ku si fryt i martesës lindën 3 (tre) fëmijë.
Herolindi 22 vjeç
Drenisa 17 vjeç
Jona 11 vjeç
Kërkesa e bashkshortes time për të fituar nënshtetsinë Shqiptare u refuzua nga zyra e Presidentit të Shqipërisë.
I plotësuam të gjitha dokumentet e kërkuara nga shteti i Shqipërisë.
Dokumentat kaluan si të rregullta nga Ministria për në zyrën e Presidentit.
Nga qendrimet e mia anti-sistem në Shqipëri, kritikat e dhena haptas në media të ndryshme Shqiptare se Edi Rama si vegël e Beogradit më shumë e ka dëmtuar Kosovën në vend se ta ndihmonte atë, nuk i kanë pëlqyer çakenjve te institucioneve Shqiptare.
Ata si praktikë mafioze zbatojnë hakmarrjen përmes administratës, aparatit mafioz-shtetëror.
Në të gjitha njoftimet nga zyra e Presidentit lexoj vetëm dekretime për lënien e nënshtetësisë Shqiptare, jo për fitimin e saj, madje as nga Shqiptarët e Kosovës, si rasti i bashkëshortes time e cila ka kurorë prej vitit 2000 me mua si shtetas i Shqipërisë.
Nuk më habit ky qëndrim antikombëtar, e shikoj përditë poshtërsinë, tradhetinë në levizjet proserbe dhe progreke të qeverisë Shqiptare. Madje nga zyra e Presidentit u vonua përgjigjja deri në kalimin e afatit të dokumentave, burokracia anti-Shqiptare kërkon që t’i nisim nga zeroja kërkesat tona.
Fjalët që më vran në shpirt ishin ato që m’i tha bashkëshortja e trishtuar: Njëjtë si serbët na kanë trajtuar, shpenzime, vuajtje, kërkesa pa fund dhe përsëri refuzim.
Pas plotësimit, rishikimit dhe dorëzimit të dokumentave, e priste me padurim dhe me plot entuziazem marrjen e nënshtetësisë Shqiptare.”

Zotaj është aktivizuar shpesh në televizionet shqiptare për çështjet kombëtare, madje ai është dhe iniciator për rikonstruksionin e lapidarit të viktimave të andartëve grekë në Hormovë të Tepelenës, memorial ky që nuk u lejua të ndërtohej nga Bashkia, e cila ende mban punimet pezull.

Previous Post

BBC: Kompania që loboi për Bashën, e lidhur me rusët. U paguan fshehtas 500 mijë Dollarë në interes të tij

Next Post

Ndërron jetë shoferi i autoambulancës në lokal, dyshohet për…

Next Post
Ndërron jetë shoferi i autoambulancës në lokal, dyshohet për…

Ndërron jetë shoferi i autoambulancës në lokal, dyshohet për…

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Pjetër Kazës: 12 plumba…

June 1, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

June 6, 2025
Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

June 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al