Këtë të hënë është mbajtur seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për shefat e policisë që sipas SPAK kanë ndihmuar grupet kriminale në Sarande, Gjirokastër dhe Tepelenë për të kultivuar dhe trafikuar kanabis.
Seanca do te zhvillohet në orën 11 ku do të verifikohen kushtet për masën e sigurisë arrest në burg për:
-Ervis Alisinanaj, shef krimesh në Lushnjë;
-Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë;
-Erdit Hazizaj, ish-pjesë e forcave operacionale;
Ndërsa në kërkim është ende shtetasi Elvis Dervishi, shef i kufirit Sarandë.
Në kërkim janë shpallur dhe 3 drejtuesit e 2 grupeve kriminale si dhe 3 shtetas të tjerë të përfshirë në disa episode kriminale.
Policët e inkriminuar sipas SPAK rezulton se kanë qenë përdorues të aplikacionit SKY ECC me të cilët mbanin kontakte me grupet kriminale për ti siguruar mbështetje.