Banorët e Kaninës në Vlorë janë rikthyer sërish në protestë pas disa ditësh pezullimi të përkohshëm të punimeve për ndërtimin e bypass-it të Vlorës.
Ata akuzojnë kompaninë që po kryen punimet se ka ndërprerë çdo akses në tokat dhe banesat private, duke i lënë të izoluar.
Banorët shprehen se ‘jemi të detyruar të dalim në rrugë. Nuk kemi më as rrugë për të hyrë në shtëpitë tona, tokat i kemi të bllokuara, dhe askush nuk na jep një shpjegim,” shprehen ata, duke theksuar se as pas ndërhyrjes së ministrit nuk është ofruar asnjë zgjidhje konkrete dhe punimet kanë vazhduar siç ishte parashikuar’.
Një tjetër shprehet: E di sulltani çdo bëj me ne. Dalim dot kundër sulltanit ne? Nuk dalim dot. Kryeministi na thotë investoni në turizëm. Po si të investojmë në turizëm ne. A futet turisti në llamarina? Ne duam zgjidhje, asgjë tjetër.
Në këtë kontekst, situata po tensionohet gjithnjë e më shumë, me qytetarët që kërkojnë transparencë dhe një zgjidhje të menjëhershme që respekton të drejtat e tyre për akses në pronat private.