Saturday, May 24, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Banorët e Baldushkut në Tiranë funerale me zetor, pa të xhenazja të ngelet në shtëpi

Editor by Editor
March 1, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Banorët e Baldushkut në Tiranë funerale me zetor, pa të xhenazja të ngelet në shtëpi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pak kilometra larg Tiranës, banorët e fshatit Baldushk përcjellin për në banesën e fundit njerëzit e tyre me zetor, duke kaluar lumin e Zhullimës.

Arkivolin e hipin në rimorkion e zetorit, hipin dhe vetë për ta çuar në varreza. Kjo pasi prej 20 vitesh e më shumë mungon një urë mbi lumin Zhullim. Në rastet e motit me reshje të dendura ky lum del nga shtrati duke mësyer në rrugë dhe niveli i tij shkon mbi 1 metër lartësi. Në raste kur koha është e thatë banorët i përcjellin njerëzit e tyre që largohen nga kjo jetë në këmbë, por jo pa çizme llastiku. Ndryshe rruga është e papërshkrueshme.

Emisioni “Fiks Fare” shkoi në Çiflig Kodër në Baldushk dhe u ngjit deri në kodër ku ndodhen dhe varrezat. Rruga për tek varrezat nga fshati është mbi 1 km. Banorët kërkojnë për një zgjidhje të situatës se në rast se nuk kanë zetor dhe lumi ka dalë nga shtrati, xhenazja u ngelet pa u varrosur. ” Kjo mënyrë që ne përcjellim njerëzit drejt banesës së fundit mund të krahasohet me mesjetën” shprehen ata. Kërkesa e vetme që kanë si fshat është ndërtimi i një ure.

Fiksi takoi edhe shoferin e zetorit dhe përshkroi me të rrugën me zetor, njësoj siç bëjnë banorët kur shkojnë në varreza. Ai pohon se prej më shumë se 20 vitesh shoqërimi i të vdekurve për në banesën e fundit me zetor i është kthyer në punë. Në 20 vite rastet kanë qenë nga më të ndryshmet, madje ka patur raste kur rimorkio i zetorit mund t’i ishte rrëzuar. “Kemi zbritur arkivolin në tokë dhe ka qenë e pamundur të varrosej xhenazja atë dite” shprehet shoferi zetorit. Ai tregon se nuk bën vetëm një rrugë kur kanë varrime, pasi në rimorkio ngarkon arkivolin dhe familjarët. Duhet të bëjë disa rrugë deri sa të mblidhen të gjithë njerëzit për të respektuar të ndjerin. ” Unë kam një thirrje pasi këtë punë nuk do e bëj mot e jetë, por kur mos të mundem më çfarë do bëjmë? Do i lëmë pa varrosur? Për këtë kërkoj të merren sa më shpejt masa e të gjendet zgjidhja” përfundon ai.

Fiks Fare u interesua për problemin e mungesës së rrugës për në varrezat e lagjes Çiflig Kodër pranë Njësisë Administrative të Baldushkut.

Në përgjigjen e tij administratori i kësaj njësie zoti Kujtim Vishi, thotë se banorët e kësaj lagjeje nuk i janë drejtuar asnjëherë kësaj njësie për problemin e rrugës. Megjithatë, njësia administrative është në dijeni të gjendjes së kësaj rruge dhe rrugëve të tjera të paasfaltuara në Baldushk.

Sipas administratorit Vishi, rruga që të çon për në varrezat e lagjes Çiflig Kodër kërkon një investim kapital, duke përfshirë ndërtimin e një ure dhe shpronësimet e tokave, ku do të kalojë rruga, pasi aktualisht kalon në lumë në një segment prej 200 metrash lineare.

Kryetari i kësaj njësie premton se në buxhetin e vitit 2025 do ta përfshijnë ndërtimin e urës dhe shtrimin e rrugës në listën e prioriteteve që do t’i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës. Deri atëherë në Çiflig Kodër do vazhdohet që njerëzit për në banesën e fundit të shkojnë me zetor. Top Channel

Previous Post

Hapet testamenti i Janullatosit: Depozitat e mia financiare i përkasin Kishës së Shqipërisë

Next Post

Primaret e PD-së/ Vijon procesi, mbi 19 mijë votues deri në mesditë

Next Post
Primaret e PD-së/ Vijon procesi, mbi 19 mijë votues deri në mesditë

Primaret e PD-së/ Vijon procesi, mbi 19 mijë votues deri në mesditë

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Java e fundit në Serie A: Interi momentalisht kampion, Napoli ka nevojë për fitore

Java e fundit në Serie A: Interi momentalisht kampion, Napoli ka nevojë për fitore

May 23, 2025
Turqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet vendin, epiqedra dhe magnituda

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

May 23, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al