Sunday, June 15, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Azgani’ i tenderave Dritan Palnikaj emërohet sekretar i përgjithshëm te Bujqësia, skemë korrupsioni me dajë ‘mustakun’

Editor by Editor
January 29, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘Azgani’ i tenderave Dritan Palnikaj emërohet sekretar i përgjithshëm te Bujqësia, skemë korrupsioni me dajë ‘mustakun’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dritan Palnikaj është emëruar së fundmi Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky është një emër jo pak i njohur për skandale dhe afera korruptive me tenderat e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme gjatë viteve 2018-2019, pikërisht kur Sekretar i Përgjithshëm ka qenë Dritan Palnikaj.

Palnikaj është nipi i Drejtorit të Burgjeve Agim Ismaili. Së bashku me dajën, Palnikaj ka hapur më shumë se 7 tendera në vlera marramendëse për Drejtorine e Burgjeve, ku rreth 900 milionë lekë kanë qenë për rikonstruksionin e burgjeve dhe blerje pasisjesh, si dhe rreth 4 miliardë lekë për blerje armaitimi. Dajë e nip kopsitnin procedurat dhe diktonin fituesit. Këto afera korruptive, ku dajë e nip bashkëpunojnë për të vjedhur taksat e tatimpaguesve shqiptarë në më nyrën më flagrante, u denocuan në atë kohë edhe nga deputeti i opozitës Lefter Maliqi. Ka qenë pikërisht kjo arsye se pse kryeministri Edi Rama shkarkoi Palnikajn vetëm më pak se 1 vit pas marrjes se detyrës.

Që prej asaj kohe, në vënd që ky zyrtar të jepte llogari para drejtësisë për keto skandale dhe afera korruptive, u strehua si kë shilltar i kryeministrit per rreth 6 vjet.

Ndërkaq, gjatë një investigimi të bërë në Doganën e Durrësit në dhjetor 2022, një doganier u filmua në korrupsion flagrant, duke marrë rryshfet nga një subjekt me qëllim favorizimin dhe përjashtimin nga taksat dhe detyrimet doganore. Ky doganier ishte pikërisht vëllai i Dritan Palnikaj, Skerdilajd Palnikaj. Lajmi u publikua ne disa gazeta, ku permendej vëllai i keshilltarit të kryeministrit.

Dy vëllezër kapen mat në skandale dhe vjedhje korruptve, dhe në vënd që kë ta dy individë të japin llogari para drejtësië, qeveria i shperblen duke i promovuar përsëri në poste të larta drejtuese.

Në 15 Janar 2025, Dritan Palnikaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, ku nga burime brenda këtij insitucioni, Palnikaj nuk ka vonuar as një ditë me kërkesa dhe privilegje absurde. Menjehere pas marrjes se detyres, ai ka kërkuar rregullimin dhe rikosnstruksionin e zyrë së tij, privilegje të tjera si dhe ka filluar presionet ndaj punonjesve duke pretenduar se tani koka e institucioni është ai, pasi e ka vënë vetë kryeministri.

Po pse pikerisht para zgjedhjeve te 11 Majit, ky zyrtar emërohet në një dikaster kaq sensitiv nga kryeministri Edi Rama dhe Anila Denaj?

A është emeruar ky zyrtar për të vijuar atë çfarë nisi në Ministrinë e Brendshme, për të hapur tendera dhe punësuar farefisin e tij në agjensitë e kësaj ministrie?

Agim Ismailaj me dosje në SPAK

Prokurori Klodian Braho ka në duar një dosje të kopsitur korrupsioni për Agim Ismailajn, i njohur si ‘mustaku i korrupsioni’, gjatë drejtimit të Drejtorisë së Burgjeve.

Nga një ish zyrtar i rangjeve të ulëta i pushtetit të Sali Berishës, befas Ismaili u kthye në i preferuar i Edi Ramës duke i besuar 4 poste publike.

Agim Ismaili ka mbajtur dhe postin e drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe atë të nëndrejtorit në Agjencinë Kundër Pastrimit të Parave.

Për disa vite Ismaili ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke finalizuar disa afera me tendera, punësime, leje etj.

Nga ky post Ismaili u shkarkua nga minisitri i Drejtësisë, Ulsi Manja, me rekomandim të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas konstatimit të abuzive të rënda në Drejtorinë e Burgjeve.

Kur karriera e Ismailit pritej të vijonte dyerve të prokurorisë dhe burgjeve, befas Edi Rama jo vetëm nuk e lëshoi, por e emëroi në mars të vitit 2023, e emëron në krye të IKMT-së, në vend të Dallëndyshe Bicit, e cila u emërua në krye të Kadastrës pas largimit të Artan Lames. Ismaili qëndroi në këtë detyrë vetëm 8 muaj, ku u shkarkua nga Rama./PRAPASKENA

Tags: Agim IsmailajDrejtorit të Përgjithshëm të BurgjeveDritan PalnikajProkurori Klodian BrahoSekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Previous Post

KQZ thirrje emigrantëve shqiptarë: Aplikoni për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë

Next Post

Kryetari i PD Vlorë jep dorëheqjen: Do të kandidoj në primare

Next Post
Kryetari i PD Vlorë jep dorëheqjen: Do të kandidoj në primare

Kryetari i PD Vlorë jep dorëheqjen: Do të kandidoj në primare

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

June 9, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

June 15, 2025
E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e gomones

E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e gomones

June 15, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al