Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Avokati i Popullit kërkon të mbyllen 5 burgje: Cënojnë dinjitetin njerëzor

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Avokati i Popullit kërkon të mbyllen 5 burgje: Cënojnë dinjitetin njerëzor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit ka konstatuar se në pesë institucione penitenciare të vendit, trajtimi i personave të privuar nga liria i afrohet standardit degradues.

Në një postim në Facebook, Avokati i Popullit shkruan se, ky vlerësim alarmant vjen pas inspektimeve të kryera në 18 IEVP gjatë vitit 2025 dhe shqyrtimit të 115 ankesave. Kjo situatë përbën një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të detyrimeve ndërkombëtare që ka Shqipëria.

Tre shifrat kryesore

5 burgje duhen mbyllur: Burrel, Kosovë-Lushnjë, Kukës, “Mine Peza” (302), “Jordan Misja” (313).

65% mbipopullim në IEVP Lezhë, 181 të burgosur mbi kapacitetin e planifikuar.

253 ditë mesatarja e qëndrimit në paraburgim, pra më shumë se 8 muaj në qeli pa qenë i dënuar.

Realiteti njerëzor pas shifrave

Në shumicën e institucioneve, të dënuarit dhe të paraburgosurit i mbajnë rrobat dhe sendet personale në qese plastike, sepse nuk ka dollapë. Mjeku është prezent vetëm katër orë në ditë. Spitalet rajonale shpesh refuzojnë trajtimin e të burgosurve për “arsye sigurie”. Për personat me probleme të shëndetit mendor nuk ekziston asnjë institucion i specializuar mjekësor, megjithëse ata aktualisht mbahen në IEVP-në e Shën Kollit.

Gjatë vitit 2025, Avokati i Popullit ka trajtuar 115 raste të paraqitura nga të burgosur dhe familjarët e tyre.

Mbipopullimi, i lokalizuar, jo kombëtar

Në total, sistemi penitenciar është nën kapacitet (5.029 të burgosur dhe 5.747 vende gjithësej = 87%). Por shpërndarja është thellësisht e pabarabartë:

-IEVP Lezhë: +65% (181 persona mbi kapacitet)

-IEVP “Jordan Misja”: +11% (55 persona)

-IEVP Vlorë: +10% (16 persona)

-IEVP Fushë-Krujë: +2,4% (9 persona)

56,8% e popullsisë penitenciare janë në paraburgim, pra mbahen në burg megjithëse ende janë të padënuar. Ky është një tregues që cenon parimin e prezumimit të pafajësisë.

Kushtet që cenojnë dinjitetin

Inspektimet kanë konstatuar:

-Ambiente të amortizuara, pa ajrim, ndriçim apo ngrohje të mjaftueshme.

-Të burgosur që mbajnë sendet personale në qese plastike sepse nuk ka dollapë.

-Mungesë e produkteve bazë të higjienës dhe detergjentëve për pastrimin e qelive.

-Sisteme ngrohjeje e ftohjeje jofunksionale, sidomos në mot ekstrem.

-Mungesë larmishmërie dhe sasie të pamjaftueshme në ushqim.

-Mundësi të kufizuara për aktivitete social-kulturore dhe rehabilitim.

-Kujdesi shëndetësor: reagim ndaj emergjencave, jo shërbim i vazhdueshëm

Asnjë mjek me kohë të plotë në shumicën e IEVP-ve. Aty ku ka mjek, qëndrojnë vetëm 4 orë në ditë. Mungesë autoambulancash dhe vështirësi për konsulta me specialistë. Spitalet rajonale refuzojnë trajtimin për “arsye sigurie”.n Mungesë e shërbimit stomatologjik dhe e medikamenteve bazë. Asnjë institucion i specializuar për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Avokati i Popullit i kërkon Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë:

Rishqyrtim të politikës së paraburgimit. 56,8% të padënuar është një shifër e papranueshme në një shtet që pretendon respektimin e prezumimit të pafajësisë.
Plan të menjëhershëm për kujdesin shëndetësor në burgje, përfshirë ngritjen e një institucioni të specializuar mjekësor për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor.

Mbyllje të pesë IEVP-ve të identifikuara deri në rikonstruktimin e plotë të tyre, dhe një rivlerësim kombëtar të kapaciteteve të sistemit penitenciar.

Tags: “Jordan Misja” (313).“Mine Peza” (302)5 burgje duhen mbyllurAvokati i PopullitburrelKosovë-Lushnjëkukes
Previous Post

Helmimi i studentëve, thirret në Prokurori ish-drejtori i AKU Tiranë

Next Post

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Next Post
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al