Tre autorë dyshohet të kenë marrë pjesë në atentatin ndaj Kevin Hajrulla, mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë.
Autorët dyshohet se kanë lëvizur me një mjet tip “KIA” me targa italiane të vjedhura. Mjeti u gjet i djegur në fshatin Panaja brenda të cilit u gjetën edhe dy kallashnikovë që dyshohet se u përdorën në atentat.
Njëra armë ndodhej në sediljen e pasme, ndërsa tjetra në sediljen e parme.
Ndaj Kevin Hajrulla u qëllua me të paktën 30 plumba. 29-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u nis drejt Spitalit të Traumës. Kevin Hajrulla është kushëri i të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla, shënjestër e disa atentateve të cilave u ka shpëtuar.