Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca në ngarkim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për atentin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në 1 nëntor 2019.
Erjon Alibej ka dëshmuar në statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”. Ai është shprehur se ka pasur njohjë me Plarent Dervishajn dhe se ka komunikuar me të në Enchrochat.
“Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plarent Dervishaj e njoh, Julian Meçaj jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigarësh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plaurentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm. Unë në atë kohë, në 2019 kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. U stehoja në shtëpinë time. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka patur një Tuareg ngjyrë të zezë, jam ulur në sedilën mbrapa kam shkuar te fabrika e cigareve. Më priti Iliri dhe Arben, nuk mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi me mbrapa. Plarenti kishte një BMW ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë një djalë tjetër, Plarenti pasagjer. Mond Çekicin nuk e njoh, e kam dëgjuar në media. Mbase Mondi ka qenë personi atë ditë për drekë, po nuk më kujtohet mirë, e kam të turbullt. Në atë takim, diskutova me Plarentin lidhur me hallet që më kishin rënë dhe arsyeja e takimit ishte për të më ndihmuar. Vetëm një here takim fizik kemi patur, komunikonim në aplikacion të enrikuptuar. Në atë periudhë kam patur Enchro chat, ka qenë periudhë që i përdorja të dyja, edhe sky ecc. Plaurenti përdorte “Barcelona” në Enchrochat, por edhe pseudonimin “Ghost”. Këto mbaj mend unë”, tha Alibej në dëshminë e tij.