Atalanta nuk ndalet dhe vazhdon me ngjitjen në kampionat. Në Bergamo, Gjimshiti me shokë dhuruan spektakël para tifozëve të vet, duke mundur Lazion me shifrat 3-1. Pasalic dhe De Ketelaere ishin protagonist në pjesën e parë duke shënuar.
Në të 76-tën, të besuarit e Gasperinit hipotekuan fitoren falë De Ketelaere. Shumë pak për të thënë për Lazion në këtë takim, që realizoi golin e nderit me të zakonshmin Ciro Immobile.
Atalanta vijon të jetë në vendin e katërt me 39 pikë, në zonën Champions.