Kryetari i Aleanca Konservatore Për Shqipërinë, Altin Goxhaj, në një postim të bërë në rrjetet sociale, ka bërë një krahasim ndaj standardeve të fushatës elektorale të dy partive kryesore në vend, PS dhe PD.
Goxhaj ka krahasuar dy figurat e artistëve që kënduan në çeljen e fushatës elektorale, tek PD Renis Gjoka dhe tek PS, Noizy.
“Ata kanë Noizin, ne kemi Renis Gjokën!”, shkruan Goxhaj, që sipas tij mjafton për të kuptuar ndryshimet në vlerat dhe standardet që secila parti ofron gjatë fushatës.