Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik droge

Editor by Editor
October 13, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik droge
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një 45-vjeçare nga Durrësi është vënë në pranga për llogari të autoriteteve italiane.

Ajo akuzohet për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale në vendin fqinj.

Policia e Shtetit thotë se gruaja me dy emra u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 19”, ndërsa pritet që ajo të ekstradohet në Itali.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar shtetases shtetasen Disnarda alias Edisnajda Shapka, 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Njoftimi:

Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Operacionalja 19” çon në pranga një 45-vjeçare, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali.

Previous Post

Gjermania çon përpara planin për të shtrënguar politikën e emigracionit

Next Post

Tërmet në vendin fqinj, ja sa ishte forca e lëkundjeve

Next Post
Tërmet në vendin fqinj, ja sa ishte forca e lëkundjeve

Tërmet në vendin fqinj, ja sa ishte forca e lëkundjeve

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bregdeti në pisllëk, Blendi Gonxhe u ndan tenderin 2 miliardë lekë Shkëlqim Fushës dhe Arbër Abazit

Bregdeti në pisllëk, Blendi Gonxhe u ndan tenderin 2 miliardë lekë Shkëlqim Fushës dhe Arbër Abazit

July 1, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

July 1, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al