Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arben Muçobega i 07-tës përlan gjirin e Llamanit me Mirela Kumbaron, do pastrojë paratë e pista me një resort, lidhja korruptive me Gentian Stratobërdhan

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Arben Muçobega i 07-tës përlan gjirin e Llamanit me Mirela Kumbaron, do pastrojë paratë e pista me një resort, lidhja korruptive me Gentian Stratobërdhan
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2015, tre ekspertë të Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, hartuan Planin e Menaxhimit për Parkun Natyror Gjiri i Porto Palermos-Llamani.

Në dokumentin e gjatë, Zamir Dedej, Genti Kromidha dhe Nihat Dragoti përcaktuan kufijtë e asaj që sipas tyre duhet të ishte zona e mbrojtur e këtij Parku. Kjo në foto është harta me kufijtë e Zonës së Mbrojtur.

Kufijte e zones se mbrojtur 2015

“Pikat më të spikatura për Zonën e Mbrojtur që kërkojne vëmendje të veçantë dhe paprekëshmëri janë: Kepi i Alpunit, plazhi i Llamanit, Kepi i Kavadarit, Gjiri i Armeridhës, tuneli i ushtrisë, shpella, Gadishulli dhe Kalaja e Aliut, amforat, formacioni me Euphorbia, Kisha e Shën Nikollës, Gjiri i Shën Nikollës, Kepi i Panormisë, Gjiri i Gravës dhe Kepi i Spinarasit, etj,” thuhet në Planin e Menaxhimit.

Plani i Menaxhimit ishte kontraktuar nga vetë ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Pas përfundimit të tij, ministria e Mjedisit përgatiti projektvendimin “Për shpalljen e Ekosistemit Natyror Detar-Bregdetar të Gjirit të Porto Palermos-Llamani “Park Natyror”. Por edhe pse u hodh zyrtarisht për konsultim publik, projektvendimi nuk e pa kurrë dritën e miratimit në Këshillin e Ministrave.

Për shumë vite me radhë Plani i Menaxhimit të për Parkun Gjiri i Porto Romanos-Llamani u mbajt në sirtarët e ministrisë së Mjedisit. Deri në vitin 2022.

Në qershor të vitit 2022, ministria e Mjedisit i dërgoi Bashkisë së Himarës nismën për shpalljen e zonës së mbrojtur Gjiri i Porto Palermos-Llamani me statusin e Parkut Natyror duke i kërkuar bashkisë që të realizonte dëgjesat me komunitetin.

Nisma e ministrisë së Mjedisit u shndërra në vendim qeverie vetëm një muaj më pas. Në mbledhjen e datës 29 korrik 2022 përmes vendimit numër 557, qeveria miratoi shpalljen e ekosistemit natyror bregdetar të Gjirit të Porto-Palermos “Park Natyror”. Por kufijtë e zonës nuk ishin ata të përcaktuar në Planin e Menaxhimit të vitit 2015.

Kufijte e zones se mbrojtur 2022

Kjo është harta e zonës së mbrojtur që miratoi qeveria. Sic duket qartë kufiri verior i saj ishte spostuar më në Jug, aq sa për të lënë jashtë Gjirin e Llamanit, për të cilët ekspertët në planin e menaxhimit theksonin se duhet të kishte paprekshmëri.

Kufijtë e zonës së mbrojtur nuk u ndryshuan rastësisht. Vendimarrja e Kumbaros nuk po diktohej nga interesi publik, por nga interesat e ngushta ekonomike. Dhe krismat e aferës u ndjenë tre vjet më vonë.

Një muaj më parë, Këshilli Kombëtar i territorit dhe Ujit miratoi lejen e ndërtimit për një hotel me 63 dhoma mbi plazhin e Llamanit. Hoteli i projektuar nga studioja portugeze Ooda do të ndërtohet nga kompania Bega-07.

Kompania pretendon se ajo e ka blerë tokën nga privatët dhe nuk e ka përfituar atë nga shteti. Por origjina e pronësisë së tokave bregdetare në Jug është e dyshimtë për shkak të manipulimeve dhe falsifikimeve që kanë ndodhur në vite. Aq më tepër për zonat e rerës.

Megjithatë, çështja e pronësisë është një temë më e gjerë. Ajo që ka ndodhur me Llamanin është se Kumbaro e dorëzoi atë tek interesat ekonomikë, ndërsa ekspertët që duhet ta mbronin nuk u ndjenë më se rrugës u mpleksën me qeverinë. Kush me poste dhe kush me projekte. / Kapitali

Kush është Arben Muçobega i 07-tës

Kompania e kodit mafioz Bega-07 është denoncuar për shkatërrimiin e bregdetit të jugut me ndërtime kaotike, pastrim parash me pallate në Tiranë, falsifikime dhe grabitje pronash nga Himara në Tiranë. E themeluar në vitin 2007, pronari i kompanisë së ndërtimit është Arben Muçobega, një ‘oktapod’ korrupsioni nga Himara në Tiranë.

Në shtator 2007, Muçobega, themelon kompaninë me kapital 100 mijë lekë. Pas disa vitesh, kompania ka invesruar miliona euro në ndërtimin e dhjetërave pallateve nga Himara në Tiranë.

Gentian Stratobërdha është fija klinteliste që Arben Muçobega ka në Bashkinë e Himarës, për të ushtruar ndikim dhe realizuar intetesat e tij në ndërtim. Gentian Stratobërdha ka mbajtur postin e drejtorit të Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Himarë, pikërisht në sektorin e ndërtimit.

Gentian Stratobërdha emërohet Shef urbanistike në Himarë në vitin 2015 dhe bëhet dora e besuar e Jorgo Gorës, i arrestuar nga SPAK-u. Ndërkaq, Petraq Stratobërdha, babai i Gentianit “caktohet” si drejtues teknik i kompanisë së ndërtimit “Bega07”.

Kompania “Bega07” e Arben Muçobega, që prej vitit 2015 ka lulëzuar në tregun e ndërtimeve në Tiranë dhe Himarë. Lidhja korruptive është e qartë, por nuk dihet nëse Arben Muçobega është maskë e Gentian Stratobërdhas apo e kundërta.

Vetë Muçobega, nëpër tavolina pazaresh, thotë se herë punon për Alket Hysenin, herë për Baftjar Zeqon, herë për një bos droge dhe herë veten e tij. E faktuar është se Gentian Stratobërdha dhe pupaci i krimit dhe parave të pista, Jorgo Goro, sot në burg, kanë dhënë lejet, ndërsa Arben Muçobega bën pallate me para të dyshimta.

Disa hotele luksoze në ballë të Himarës janë ngritur nga “Bega07” ku Stratobërdha baba ndërton dhe biri jep lejen.

Paratë ndahen nga Jorgo, Stratobërdhat dhe Muçobega. Afera e ndërtimeve në jug dhe Tiranë nga banda e Himarës, përveçse kalon qindra miliona euro shpëlarje parash të pista, ka dhe një qëllim të caktuar shkatërrimi. Arben Muçobega, me një backgraund të theksuar kriminal, mbahet si fasadë “biznesi” me kompanitë, “Compass Studio” dhe “Begao7”, ku pas tyre qëndrojnë “famullitarët” e Kishës Orthodokse Petraq dhe Gentian Stratobërdha./PRAPASKENA

Previous Post

SPAK çon për gjykim kreun e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi dhe zv.kryetarin

Next Post

Efektiviteti i Listës së Hapur/ Seanca e shqyrtimit të ankesës në KAS, Goxhaj thirrje partive për pjesëmarrje

Next Post
Efektiviteti i Listës së Hapur/ Seanca e shqyrtimit të ankesës në KAS, Goxhaj thirrje partive për pjesëmarrje

Efektiviteti i Listës së Hapur/ Seanca e shqyrtimit të ankesës në KAS, Goxhaj thirrje partive për pjesëmarrje

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026
VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

VIDEO/ Publikohet momenti i aksidentit te TEG-u ku humbën jetën dy persona

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al