Monday, July 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Apeli” lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert Haxhiun

Editor by Editor
November 13, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
“Apeli” lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert Haxhiun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Apelin e GJKKO-së u mbajt seanca për Laert Haxhiun i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm prokurori Altin Dumani dhe avokati mbrojtës Detar Hysi, ndërsa i pandehuri Laert Haxhiu nuk mori pjesë.

Avokati tha se klienti i tij është i pafajshëm, duke kërkuar prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim me një trup gjykues tjetër.

Prokurori Dumani e cilësoi vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë si të drejtë dhe kërkoi që të mbahet në fuqi.

Pjesë nga seanca

Detar Hysi: I kërkoj gjykatës të vlerësojë me objektivitet ankimin tonë, duke bërë të mundur zbardhjen e të vërtetës. I kërkojmë gjykatës ndryshimin e vendimit të GJKKO-së për shpalljen fajtor të Laert Haxhiut. Kërkojmë deklarimin e pafajësisë për Laert Haxhiun. Kërkojmë prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes në të njëjtën gjykatë me një trup gjykues tjetër.

Altin Dumani: Vendimi i shkallës së parë është i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi. Janë trajtuar si provat e prokurorisë, ashtu edhe provat e paraqitura nga mbrojtja. Sa i takon zbatimit të ligjit, ne gjykojmë se është vendim i drejtë. Përsa i përket pretendimit të të pandehurit dhe mbrojtjes së tij për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor, ne vlerësojmë se kjo gjykatë me të drejtë e rrëzoi kërkesën. Prokuroria i është referuar pamjeve filmike në pikën e karburantit Gulf, jo pamjeve të sjella nga babai i Zamir Latifit. Nuk ka vend për të vënë në dyshim vërtetësinë e provave. Edhe për pamjet filmike janë pyetur dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja dhe nga akuza. Vrasja e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës nuk kishte asnjë motiv, por ndodhi sepse shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me të. I pandehuri, në mënyrë të përsëritur, në shkallë të parë dhe këtu në Apel, ka thënë se nuk jemi përpara një grupi kriminal. Ne sqarojmë se u provua ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal. Mes Laert Haxhiut dhe Xhuljo Shkurtit ka pasur një konflikt që ka zgjatur ndër vite.

Kujtojmë se Laert Haxhiu u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për atë që njihet si “masakra e Lushnjës”, e cila përfundoi me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut.

Previous Post

“Desh na la qorr”, Fifi shfaqet me syrin e fashuar

Next Post

Si po mashtrohen shqiptarët për vezën Beata nga Petrit Maho

Next Post
Si po mashtrohen shqiptarët për vezën Beata nga Petrit Maho

Si po mashtrohen shqiptarët për vezën Beata nga Petrit Maho

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Parcelat me kanabis në Shkodër, trafikantët nuk gjenden, procedohen kryepleqtë e fshatrave

Parcelat me kanabis në Shkodër, trafikantët nuk gjenden, procedohen kryepleqtë e fshatrave

July 6, 2025
Reagimi/ Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jotas

Reagimi/ Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jotas

July 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al