Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku kërkoi një masë më të butë sigurie duke ofruar garanci pasurore. Por, kërkesa e Veliajt është rrëzuar.
Veliaj është nën akuzë për pastrim parash e korrupsion në 9 raste.
Ndërkohë biznesmeni Elman Abule është nxjerrë nga qelia dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.