Friday, October 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Amerikania vdiq në Brezovicë, autoritetet japin alarmin për qytetarët

Editor by Editor
in KOSOVA, KRYESORE
0
Amerikania vdiq në Brezovicë, autoritetet japin alarmin për qytetarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një shtetase amerikane, e moshës 54-vjeçare ka humbur jetën të martën pas një orteku të papritur të borës në zonën e njohur si “Foleja e Shqiponjës”.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:35 në qendrën e skijimit në Brezovicë. Bashkëshorti i 54-vjeçares, një shtetas britanik i cili po skijonte së bashku me viktimën, njoftoi autoritetet se trupi i saj mund të ishte zënë nga orteku i borës.

“Qendra e Skijimit, Brezovicë  13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës”, thuhet në raport.

Pas kërkimeve, Policia ka mundur të gjejë trupin e pajetë të viktimës, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Vlen të theksohet se, për shpëtimin  e turistes amerikane ishin mobilizuar ekipe të shumta të specializuara, por që për fat të keq shtetasja amerikane nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Deni Hameli nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në një adresim për mediat theksoi se rreth orës 15:20 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrulla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku. “Koha ka qenë me mjegull dhe dukshmëria ka qenë shumë e ulët. Ka qenë shumë e vështirë të lokalizohet vendi i aksidentit. Pas disa përpjekjeve kemi konstatuar se aksidenti ka ndodhur të vendi i quajtur ‘Vendi i Shqiponjave’. Pas një kërkimi të shkurtër është lokalizuar trupi, por për fat të keq për shkak të traumave nga orteku, një shtetase e huaj ka ndërruar jetë”- ka deklaruar Hameli, raporton Telegrafi.

“Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta dhe Brezoviza poashtu është e sigurt”, shtoi tutje pjesëtari nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Tags: brezovica
Previous Post

Vjedhje në Myslim Shyri! Policia nxjerr foton e hajdutit: 5 mijë euro kush jep informacion

Next Post

Merret i pandehur vëllai i biznesmenit Pëllumb Salillari, akuza që rëndon mbi të

Next Post
Merret i pandehur vëllai i biznesmenit Pëllumb Salillari, akuza që rëndon mbi të

Merret i pandehur vëllai i biznesmenit Pëllumb Salillari, akuza që rëndon mbi të

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

Skandal në spitalin Amerikan 2, nënës i ngatërrojnë foshnjën

October 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në orën 10:00, pedagogët protestojnë para Universitetit Politeknik në mbështetje të studentëve

Në orën 10:00, pedagogët protestojnë para Universitetit Politeknik në mbështetje të studentëve

October 23, 2026
3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

October 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al