Saturday, May 17, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alesja Balliu: Pranoni me nder dështimin tuaj dhe mos iu vërsulni gazetarëve

Editor by Editor
May 17, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Alesja Balliu: Pranoni me nder dështimin tuaj dhe mos iu vërsulni gazetarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Alesia Balliu

Sot, pasi pashë atë sjellje të shëmtuar të kolegëve të mi politikanë dhe ish-kolegëve të mi demokratë, më kujtua një shprehje që kam lexuar në adoleshencën time, në një prej kryeveprave të letërsisë italiane, pikërisht në kryeveprën e Alessandro Manzonit: “I Promessi Sposi”:

“Për njeriun në vështirësi, pothuajse çdo gjë është një pengesë e re.”

E pra, PDSH sot ndodhet në situatën më të vështirë të ekzistencës së vet. E kuptoj dhe e mirëkuptoj sikletin e atyre qenieve që janë vetëshpallur demokratë, ndërkohë që në qenësinë dhe ekzistencën e tyre, as grimca më e vogël nuk i përngjan një demokrati dhe kurrë nuk është ushqyer në burimin e demokracisë.

Një demokrat dhe një përfaqësues i demokracisë kurrë nuk shpalos dhe nuk përqafon dhunën. Më thoni: si mund një demokrat të manifestojë dhe të ushtrojë dhunë kundër gazetarëve dhe gazetarisë, e cila është simboli i fjalës së lirë dhe, për më tepër, krahu i djathtë i një opozite të shëndoshë? Opozita pretendon se ndaj votuesve është ushtruar dhunë për votën, dhe të pretendosh nuk do të thotë se je duke evidentuar të vërtetën. Gjithsesi, sa patetike: manifestojnë për pretendimin e dhunimit të votës, duke dhunuar gazetarët!

Unë e kuptoj pse e bëjnë: sepse edhe vetë atyre, thellë-thellë, u vjen shumë turp që janë duke protestuar për paaftësinë e tyre në konceptimin dhe bërjen e politikës. U vjen shumë turp që vazhdojnë dhe adhurojnë idetë e prapambetura dhe arkaike të një plaku.

E kuptoj që, edhe për vetë ata, është e turpshme, sepse e kuptojnë që janë shndërruar në qesharakë, duke besuar në aftësitë e një plaku të paaftë. Sepse, të dashur miq, nuk ka fatkeqësi më të madhe për një popull sesa të besojë në aftësitë e një të paafti. U drejtohem të gjithë pseudo- dhe vetëshpallurve demokratë: derisa artikuluat me elozhe aftësinë tuaj në qenësinë demokratike dhe ndërtimin e një demokracie të shëndoshë, ishit shumë karizmatikë.

Por, kur filluat t’u besonit verbërisht këtyre idiotesive egoiste, u shndërruat në qesharakë. Ju këtë gjë e kuptoni dhe e dini mirë, prandaj dhe sulmoni gazetarët, sepse nuk doni që të mediatizohet injoranca dhe budallallëku juaj. Është shumë e turpshme për ju, por ajo që më bën të ndihem më keq, është fakti që jetoj në një shtet ku opozita nuk ekziston.

Dhe për më tepër, është mbledhur një grusht injorantësh dhe fodullësh, që kërkojnë të vijnë në pushtet duke pretenduar një fitore me qaravitje dhe ankesa. Për t’u rikthyer tek kryevepra e Alessandro Manzonit: ju jeni njeriu në vështirësi dhe jeni aq shumë në vështirësi, sa edhe gazetarët që janë simboli i fjalës së lirë ju duken si një pengesë e re dhe i sulmoni.

Turp, turp dhe vetëm turp! Një këshillë të fundit për ju, pseudo-demokratë dhe ish-kolegët e mi: Dikur, Sofokliu shkruante: “Më mirë një dështim me nder, sesa një fitore me dredhi.” Pranoni me nder dështimin tuaj të radhës dhe ju siguroj se do të jeni më të fituar.

Previous Post

Plagosja e të miturit në Maliq, policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

Next Post

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar, lihet në burg Rei Nozllin

Next Post
Goditi me grusht sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar, lihet në burg Rei Nozllin

Goditi me grusht sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar, lihet në burg Rei Nozllin

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar
AKTUALITET

Kandidati për deputet Termet Peçi kapet në flagrancë me një grua të martuar

by Editor
May 10, 2025
0

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në...

Read moreDetails
Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

Kthesa e madhe në minutat e fundit, PD merr avantazhin në qytetin e rëndësishëm

May 12, 2025
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

May 16, 2025
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, ja sa mandate do kishin partitë. PS rënie të frikshme

May 12, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet

11 maji, Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet

May 17, 2025
PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer, do ishte mëkat nëse i hiqet

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer, do ishte mëkat nëse i hiqet

May 17, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al