Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Albpetrol pranon ndotjen e Vjosës, tjetër tender për izolimin e rrjedhjes së naftës në Gorisht

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Albpetrol pranon ndotjen e Vjosës, tjetër tender për izolimin e rrjedhjes së naftës në Gorisht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania shtetërore “Albpetrol” ka pranuar në mënyrë indirekte përgjegjësinë për ndotjen e Parkut Kombëtar të Vjosës, duke marrë masa për të shmangur përsëritjen e saj.

Pas një tenderi në korrik me vlerë rreth 100 mijë euro për riparimin e një impianti të trajtimit të naftës në Gorisht, kompania ka hapur një tjetër procedurë prokurimi prej 340 mijë eurosh për ndërhyrje të thelluara në të njëjtin impiant.

Sipas dokumenteve të siguruara, impianti që kryen ndarjen e naftës bruto nga uji ka qenë jashtë funksionit për muaj të tërë, duke çuar në mbushjen e kanaleve dhe përrenjve me naftë bruto, e cila më pas ka përfunduar në lumin Vjosë.

Ndërhyrja e planifikuar përfshin rikonstruksionin e dy depozitave dhe izolimin e tyre, si dhe ndërtim-montimin e rezervuarëve me termoizolim: 1000 m³ në dekantimin Gorisht dhe 200 m³ në grupet e grumbullimit nr. 1 dhe 3.

Vendburimi Gorisht-Kocul, që siguron rreth 91 ton naftë në ditë, është në një fazë të avancuar shfrytëzimi, me përmbajtje të lartë uji në përzierjen naftë-ujë, që arrin deri në 82%.

Për ndarjen e ujit nga nafta përdoren impiante me ngrohje të lëngut deri në 90°C, por defektet e pajisjeve kanë ndërprerë procesin. “Albpetrol” sqaron se kaldaja aktuale me vaj të nxehtë, e instaluar në vitin 2019, pësoi defekt në shkurt 2025, duke detyruar ndalimin e puseve për shkak të mungesës së kapaciteteve depozituese.

Ky vendburim ka qenë më parë me koncesion te “Stream Oil & Gas” (2011–2017), e cila ndërtoi një impiant ngrohjeje të quajtur “Kaldaja Italiane”. Pas shtetëzimit në 2017, prodhimi është menaxhuar nga kompania shtetërore, por problemet teknike dhe amortizimi i pajisjeve kanë shkaktuar ndërprerje të shpeshta.

Ndotja e Vjosës u bë publike pas denoncimeve të aktivistëve mjedisorë vendas dhe të huaj, duke nxitur reagime për përgjegjësinë e kompanisë dhe mungesën e masave parandaluese.

Tenderi i fundit pritet të financojë rikthimin e plotë të funksionit të impiantit, për të shmangur derdhje të tjera të naftës në mjedis.

/skyweb.al /

Tags: albpetrolKryesore1ndotja e VjosestenderVjosa
Previous Post

AKSHI hap thesin teksa të gjithë janë pushim: 8 milionë euro tendera në një muaj, mungesë transparence dhe kompani të preferuara

Next Post

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

Next Post
Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

Dinamo sfidon polakët e Jagiellonia, UEFA zyrtarizon orarin dhe gjyqtarët

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al