Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur nga Kryesia e Kuvendit lidhur me arrestimin e Ilir Metës dhe masës së sigurisë detyrim paraqitje ndaj saj, e cila u caktua një ditë më parë nga SPAK.
Kryemadhi u shpreh se është i gjithi një proces politik, i cili ka ardhur pas denoncimit të aferës së inceneratorëve. Deputetja deklaroi se SPAK ka nxjerrë faturat e operacionit që Kryemadhi ka kryer dhe të operacionit që ka bërë një nga fëmijët e saj.
Ajo shtoi se i ka dorëzuar SPAK-ut 5 mijë faqe që përmbajnë informacion për të ardhurat e pasurinë.
“Përveç korrektësisë sime e kam njoftuar dhe dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe që nga viti 1995 të familjes sime, mamasë time dhe familjarëve të tij. Mamaja ime e ka pasur rreth 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Që ka kur ka nisur procesi është një proces politik, ka ardhur nga denoncimi për inceneratorët e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK ku kam menduar se për shkak të këtij reagimi, duhet të ishin shumë korrekt me lidhjen që ka të bëjë me Kryemadhi dhe Metës. sot jam si Kryemadhi dhe jo si ish-bashkëshortja e Metës”, deklaroi Kryemadhi.