Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Akuzat e SPAK, Berisha gati të nisë “Foltoren2”

Editor by Editor
October 27, 2023
in POLITIKE
0
Akuzat e SPAK, Berisha gati të nisë “Foltoren2”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të zhvillojë pasditen e së enjtes mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku pritet të merret një vendim politik pas zhvillimeve të fundit, që kanë të bëjnë me vendosjen nën hetim nga SPAK të kreut demokrat për atë që njihet si “dosja e privatizimit të his-kompleksit Partizani”.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 në selinë e PD-së, ndërsa Berisha do ti drejtohet me një mesazh anëtarëve të Këshillit, Ajo ccka pritet të vendoset në përfundim është kundërpërgjigjia që do të kenë demokratët ndaj regjimit të Edi Ramës, sikundër e konsiderojnë në deklaratat publike, ndërsa akuzojnë Kryeministrin se përmes SPAK po godet opozitën.

Një nga opsionet që kreu demokrat pritet të ndërmarrë është bashkëbisedimi me qytetarët, njëlloj sikundër ndodhi dy vjet më parë në atë që u quajt “Foltore”, pasi Berisha u përjashtua nga Lulzim Basha me argumentin e shpalljes “non grata” nga SHBA.

Në disa muaj takime, qytet më qytet, Berisha arriti të mbledhë rreth vetes shumicën e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, duke rimarrë kështu pjesën dërmuese të anëtarësisë që iu bashkuan më pas procesit të riorganizimit të PD-së që u pagëzua me emrin Rithemelimi.

Një strategji të ngjashme, kreu demokrat pritet t’a aplikojë edhe tani, por në dallim nga  “Foltorja” e parë ku target i sulmeve dhe akuzave ishte Lulzim Basha dhe Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, në turin e dytë pritet të jetë Edi Rama dhe ata që Berisha i konsideron si pengje të tij.

E ndërsa në Foltoren e parë ai pati në krah 2-3 deputetë dhe pothuajse zero struktura, në turin e ri të takimeve, ish-kryeministri mund ta ketë më të lehtë pasi së mpaku ka një support më të lartë nga Grupi Parlamentar, por edhe nga strukturat që i ngriti përmes Rithemelimit.

Previous Post

FOTO/ Policia me dorë të hekurt, gjoba edhe makinave të zyrtarëve

Next Post

Tragjike/ Gruaja hedh burrin në prerësen e druve për të…

Next Post
Tragjike/ Gruaja hedh burrin në prerësen e druve për të…

Tragjike/ Gruaja hedh burrin në prerësen e druve për të...

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

DOKUMENTAT/ Kompania e lidhur me vëllain e Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shkelje me tenderin 2.3 mln €, GJKKO vendos masë sigurie për kreun e KPP, pezullohet nga detyra

Pëllumbesha dhe Zefi, falsifikuan dokumentet dhe morën 2.2 milion euro, kompanitë që çuan në SPAK kreun e Prokurimeve

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al