Monday, May 26, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aktiviteti i zi i oligarkut Grigor Joti nga Tirana në Prishtinë, tendera sekretë, fatura false, mashtrim, ushqime të helmuara, korruptim të deputetëve dhe gjyqtarëve

Editor by Editor
January 7, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Aktiviteti i zi i oligarkut Grigor Joti nga Tirana në Prishtinë, tendera sekretë, fatura false, mashtrim, ushqime të helmuara, korruptim të deputetëve dhe gjyqtarëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tendera dhjetëra milionë euro nga Tirana në Prishtinë me pazar në tavolinë dhe sekretë, mashtrim me zbatimin e kontratave publik, mashtrim me skemën e TVSH, faksifikim dokumentesh, pastrim parash, ushqime të kontaminuara, shantazh ndaj zyrtarëve të lartë publikë, fatura false, korrupsion me tenderat publikë, korruptim të deputetëve dhe gjyqtarëve, kompani fantazmë, zhvatje të parave publike etj.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut të veprimtarisë së zezë të oligarkut Grigor Joti, emri i të cilit del në disa dosje penale në SPAK.

Disa muaj më parë, oligarku i Tiranës Grigor Joti u denoncua në Parlamentin e Kosovës për një aferë korruptive 15 milionë euro me qeverinë e Albin Kurtit, për shërbime IT, përmes një kontrate me pazar në tavolinë.

Bëhet fjalë për tenderin prej 15 milionë eurosh që Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Xhelal Sveça i ka dhënë firmës Infosoft System të Grigor Jotit, duke refuzuar një ofertë 5 milionë euro më të ulët.

Më herët, kompania e tenderave sekretë Infosoft System, me procedurë të dyshimtë, kishte marrë një tender edhe nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës me vlerë 700 mijë euro, duke i besuar mirëmbajtjen 70% të Hardwerit të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISH), që konsiderohet baza e sigurimeve shëndetësore.

Dosja e 4.5 milionë vjedhje

Në Gjykatën e Tiranës po bitiset një dosje vjedhje nga Grigor Joti të 4.5 milionë euro përmes mashtrimit me TVSH. Bëhet fjalë për “Çështja Penale Nr. 828.2020”, në ngarkim të grupit “Joti”, i cili akuzohet nga Prokuroria e Tiranës 4.5 milionë Euro, me lëshim faturash tatimore false për TVSH e shitjes së cigareve.

Këto fatura, janë lëshuar nga dy bizneset fantazma “Inter Distribution Services” dhe “INTER TRADE& DISTRIBUTION ” të oligarkut Grigor Joti, kapur më herët dhe i kallëzuar penalisht nga KLSH edhe për çokollatat dhe akulloret e importit me etiketa false, të skaduara e me substanca kimike.

Për 4.5 milionë Euro që dy firmat e Grigor Jotit të “InfoSoft” i kanë vjedhur shtetit me mashtrim tatimor, prokuroria e Tiranës ka konstatuar se faturat hartoheshin nga vëllai i tij Rolond Joti, nga familjarja e tyre Ana Zervoi administratore dhe dy punonjës të firmave përkatëse.

Faturat janë lëshuar në emër të një subjekti privat me emrin “Lindita Spaho” e Nipt: L322170441I;, e cila sipas regjistrit të tatimeve, rezulton e vetëpunësuar shitëse në treg, jashtë detyrimit të taksimit me sistemin e TVSH.

Jo vetëm kaq, por sipas prokurorit Bledar Valikaj, gjatë periudhës kur dy firmat “Inter Distribution Services Shpk” e “INTER TRADE&DISTRIBUTION Shpk” të oligarkut Grigor Joti kanë lëshuar faturat false për 4.5 milionë Euro TVSH në emër të subjektit “Lindita Spaho-Person Fizik”, kjo ka qenë e ç’regjistruar si aktivitet.

Pasi ka provuar vjedhjen edhe me dokumente tatimore, më 1 mars 2022 prokurori Bledar Valikaj ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, “Dosjen nr. 828/2020” me të pandehur Roland Joti, Ana Zervoi, Alban Ulkashej, Dritan Bylyku.

Si ortakë dhe drejtues të firmave “Inter Distribution Services” e “INTER TRADE&DISTRIBUTION”, biznese të grupit “InfoSoft” me pronar oligarkun Grigor Joti, këta kanë kryer veprën penale “Fshehje e të ardhurave” e “Falsifikim të dokumenteve tatimore në bashkëpunim”, me pasojë 4.5 milionë Euro vjedhje.

10 milionë euro tendera të dyshimtë me Infosoft System

Oligarku Grigor Joti kontrollon kompaninë e teknologjisë së informacionit Infosoft System, përmes shtetasve Armand Shara dhe Bledar Dhima.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, Grigor Joti ka marrë mbi 10 milionë euro tendera publikë sekretë, me pazar në tavolinë dhe procedura fiktive.

Grigor Joti qëndron edhe pas kompanive IkubINFO dhe Info Business Solutions, të cilat bashkë me Infosoft System kanë marrë pjesë në tendera bashkë, duke krijuar idenë e një gare reale, por që në fakt kemi të bëjmë me një kartel kompanish të komanduara nga një dorë.Ikubinfo, të cilën Grigor Joti e kontrollon përmes ushtarëve të tij Romeo Sherko dhe Armand Shara, ka marrë vitet e fundit rreth 3 milionë euro tendera me flamur korrupsioni.

Përmes kompanisë tjetër Info Business Solutions, Grigor Joti ka marrë mbi 1 milionë euro tendera vitet e fundit, gjithnjë me procedura të dyshimta.

Akullore të helmuara, korrupsion dhe shantazh përmes Eduart Shalsit

Eduart Shalsi përdori mandatin e deputetit dhe funksionin si kryetar i Komisionit të Ekonomisë duke ushtruar presion ndaj kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, për një raport të KLSH-së për akulloret.

“Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them.

Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH.

Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?“, tha Shalsi në korrik 2024, duke iu drejtuar kreut të KLSH-së.

Po pse Shalsi solli çështjen e akulloreve të kontaminuara me oksit eliteni në Komisionin e Ekonomisë, duke iu kundërvënë KLSH që kishte bërë konstatimin?

Djali i Eduart Shalsit me gruan e parë, Patrik Shalsi, është paguar nga një prej oligarkëve të akulloreve dhe përfituesve të parave publike, Grigor Joti.

Në vitin 2020, Patrik Shalsi deklaron të ardhura nga paga si asistent menaxher pranë kompanisë Inter Distribution Services sh.p.k.

Pas kompanisë Inter Distribution Services, me objekt importim, eksportim dhe tregtim me shumice dhe pakice te produkteve dhe artikujve te ndryshem ushqimore etj., qëndron oligarku Grigor Joti, i cili si mos të mjaftonin miliona euro para publike, nisi të helmonte edhe fëmijët me akullore të kontaminuara me oksit eliteni.

Bëhet fjalë për çokollatat dhe akulloret SNICKERS, TWIX, MARS, M&M dhe BOUNTY të cilat se në disa lote të tyre rezultuan se përmbajnë elemente kancerogjenë që dëmtojnë jetën e shqiptarëve.

Këto produkte në Shqipëri i importon fima INTERBRANDS SH.P.K. e cila rezulton të jetë në pronësi të grupit INFOSOFT, i drejtuar pikërisht nga biznesmeni Grigor Joti, i cili paguante djalin e Eduart Shalsit.

Ky i fundit, duke përdorur mandatin e deputetit për interesat familjare, iu turr KLSH se pse hapi çështjen e akulloreve të kontaminuara./PRAPASKENA

Previous Post

Kapet autori i vrasjes së Ramazan Matajt, 33-vjeçari u gjet i vrarë në makinë

Next Post

Lekët “rrush e kumbulla”/ “Hënët e Tiranës” e cila kushton 390 mijë euro vendoset tek Politekniku

Next Post
Lekët “rrush e kumbulla”/ “Hënët e Tiranës” e cila kushton 390 mijë euro vendoset tek Politekniku

Lekët “rrush e kumbulla”/ “Hënët e Tiranës" e cila kushton 390 mijë euro vendoset tek Politekniku

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

U përfol për skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon Elda: Ishte situatë pune

May 25, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
E FUNDIT/ Tre shqiptarë të vdekur, katër të plagosur në Gjermani

E FUNDIT/ Tre shqiptarë të vdekur, katër të plagosur në Gjermani

May 25, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

May 25, 2025
Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

May 25, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al