Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar (Emrat)

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Aksion kundër firmave piramidale online, 6 të arrestuar (Emrat)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë goditur një skemë piramidale online, duke vënë në pranga gjashtë persona dhe duke shpallur në kërkim dy të tjerë. Ky operacion i koduar “XUEX” u shtri në disa qytete të vendit, si Fier, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, pas një hetimi disa mujor.

Gjatë konferencës për shtyp, Policia njoftoi se operacioni kishte në shënjestër një grup individësh që mashtronin qytetarët duke u premtuar fitime të shpejta përmes investimeve në kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema funksiononte sipas modelit klasik piramidal, ku pjesëmarrësit rekrutonin persona të tjerë për të rritur fitimet e tyre, por në fund, vetëm nivelet e larta fitonin, ndërsa shumica humbnin kursimet e tyre.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik theksoi se përdorimi i kriptomonedhave nuk ishte rastësi, pasi ato ofrojnë vështirësi në gjurmim. Megjithatë, falë përdorimit të teknologjive të avancuara të analizës së zinxhirit të bllokut (blockchain) u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe hallkave kryesore të skemës.

Të arrestuarit dhe provat e sekuestruara

Si rezultat i 83 kontrolleve të kryera, u arrestuan:

  • Arbër Çela, 38 vjeç, nga Lushnja
  • Emanuel Taullau, 21 vjeç, nga Lushnja
  • Flavio Mukaj, 23 vjeç, nga Lushnja
  • Marius Kodra, 28 vjeç, nga Tirana
  • Brunilda Todi, 38 vjeçe, nga Divjaka
  • Brunilda Ndini, 38 vjeçe, nga Divjaka

Gjithashtu, u shpallën në kërkim E. Sh. (35 vjeç) dhe A. Sh. (29 vjeçe). Të gjithë dyshohen për veprat penale “Skemat mashtruese piramidale” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

  • 50 aparate celularë
  • 11 njësi kompjuterike
  • 4.2 milionë lekë, 28 mijë euro, 1.750 dollarë dhe 340 franga
  • 1 automjet
  • U ngrinë edhe gjashtë llogari të kriptomonedhave.

Policia u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj premtimeve për fitime të shpejta dhe të denoncojnë çdo skemë të dyshuar mashtruese.

Previous Post

Rubio në Izrael: Keni mbështetjen e palëkundur të SHBA-së

Next Post

“E dua të mbyllur sot”, si Olta Xhaçka u jepte urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë t’u jepen oligarkëve

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë: Te Kryeministria, në orën 10:00

Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë: Te Kryeministria, në orën 10:00

October 20, 2026
Mes tensioneve dhe protestave studentore, Kuvendi njofton mbledhjen e seancës plenare

Mes tensioneve dhe protestave studentore, Kuvendi njofton mbledhjen e seancës plenare

October 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al