Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Aksidentohet në punë e zë shtratin, firma nuk e kishte siguruar

Editor by Editor
in Uncategorized
0
Aksidentohet në punë e zë shtratin, firma nuk e kishte siguruar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Stop” në Tv Klan është ndalur në fshatin Dushaj, Bulqizë për problemin e zotit Vilson Alla, i cili tregon se në 25 dhjetor 2023 teksa po dilte nga puna, është rrëzuar nga 8 metra lartësi dhe ka marrë dëmtime të rënda në këmbën e majtë. P

as më shumë se tre muajsh Vilsoni është në regjim shtrati. Ai rrëfen se mori kontakt me shtetasin Përparim Koçi, i cili kishte një galeri kromi dhe filloi punë në tetor 2023 si minator në kompaninë “Brunes krom shpk”.

Pas aksidentit, Vilsoni nuk ka marrë as pagesën e raportit mjekësor dhe aktualisht jeton me 130 mijë lekë të vjetra që është pensioni i nënës me të cilin mbajnë frymën 8 pjesëtarë të familjes. Teksa ishte ende në Spitalin e Traumës, Prokuroria e Dibrës ka kërkuar mosfillim procedimi penal, duke mos e klasifikuar aksident në punë. Vëllai i Vilsonit, Iliri, tregon terrenin e vështirë ku u aksidentua Vilsoni. Por roja thotë se është shkelur perimetri i firmës.

Roja i firmës: O Ilir, o vëllai im, deri aty nuk  lejohet. Deri te “pisha”, nuk lejohet me ardh nalt.

Në një komunikim me administratorin e “Brunes Krom shpk”, Përparim Koçi, ky i fundit pranon se aksidenti ka ndodhur në orar të punës por jashtë subjektit. Ai thotë se për dy muaj punë për Vilson Allën janë derdhur sigurimet.

Gazetarja: Zoti Alla, ka qenë brenda orarit të punës?

Përparim Koçi, Brunes Krom: Po brenda orarit të punës ka qenë.

Gazetarja: Zoti Alla ka qenë i siguruar në momentin që ka bërë aksidentin?

Përparim Koçi, Brunes Krom: Po!

Gazetarja: Po pse sigurimet e tij të paktën deri në shkurt 2024 nuk janë të paguara?

Përparim Koçi, Brunes Krom: Atë ditë, që ka ndodh aksidenti është aksidentu jashtë subjektit, sipas ekspertizës, që kanë bo ato të Rishmit (AKSEM). Për dy muaj, që ka punuar tek ne, i kemi derdh sigurimet, i kemi çuar me postë.

Gazetarja: Pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, kur janë bërë?

Përparim Koçi, Brunes Krom: Pagesa?

Gazetarja: Po.

Përparim Koçi, Brunes Krom: Nuk e mbaj mend datën, më duket në shkurt.

Nga ana tjetër, përgjegjësi i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë, Klevis Alla, thotë se raportet kanë shkuar në mars e po punohet që brenda javës t’i bëhen pagesat e raporteve./Tvklan

Previous Post

Shkullaku: Veliaj politikani më i diskretituar! Po mashtron qytetarët

Next Post

Foltorja nr.2 nga brinja e dytë e trekëndëshit të Bermudës së politikës shqiptare

Next Post
Foltorja nr.2 nga brinja e dytë e trekëndëshit të Bermudës së politikës shqiptare

Foltorja nr.2 nga brinja e dytë e trekëndëshit të Bermudës së politikës shqiptare

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

Trafik kilometrik në aksin Balldre-Milot, drejtuesit e mjeteve presin me orë të gjata

November 1, 2026
Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

Të rinjtë në rrugë kundër rritjes së çmimeve, trazira në disa qytete të Gjermanisë

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al