Një 36-vjeçar në Bulqizë është dërguar në spital pasi është aksidentuar në minierë bën me dije policia.
Akoma nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen teksa bëhet me dije se grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.